News / 13 Qershor 2024, 14:29

‘Legeni’, reagimi i babait të Jori Dellit kur dëgjon këngën e re të Fred De Palma-s

‘Legeni’, reagimi i babait të Jori Dellit kur dëgjon

Modelja e njohur shqiptare Jori Delli e cila prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur italian, Fred De Palma, i ka bërë babait të saj një surprizë në lidhje me partnerin.

Dyshja herë pas here ndajnë për adhuruesit e tyre copëzash fragmentesh nga përditshmëria. Mirëpo këtë herë ai që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht babai i Jorit.

Së fundmi Fred De Palma ka publikuar një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Edhe pse nuk pjesë e videoklipit, zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:


Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!

Me anë të një video të publikuar në Tik Tok Jori shihet teksa i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është kaq i këndshëm. Pasi dëgjon këngën, buzëqesh dhe thotë:

"Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!"

 

 

Horoskop