News / 14 Qershor 2024, 22:15

Kate Middleton publikon një foto dhe u jep fund spekulimeve mbi shëndetin e saj: Këtë fundjavë rikthehem në publik

Kate Middleton publikon një foto dhe u jep fund spekulimeve mbi

Kate Middleton ka njoftuar se po “përparon” në rrugën e rimëkëmbjes pas trajtimit për kancerin me të cilin u diagnostikua muajt e fundit . Princesha e Uellsit njoftoi se mund të jetë e pranishme të shtunën në festimin e “Trooping the Colour”, ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III. Kate pritet veçanërisht në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste. Kjo do të jetë ngjarja e saj e parë publike në gati shtatë muaj.

Në një mesazh në llogaritë e rrjeteve sociale, së bashku me një foto të bërë në Windsor,  Kate Middleton shpjegoi se ajo ka "ditë të mira dhe ditë të këqija" dhe trajtimi që po i nënshtrohet do të zgjasë edhe “disa muaj të tjerë”.

"Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet të dorëzoheni për të pushuar trupin tuaj. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të përfitoni sa më shumë nga ky fakt. Në ditët kur ndihem shumë mirë, është kënaqësi të angazhohem në jetën e shkollës, t'i kushtoj kohë personale gjërave që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj disa punë nga shtëpia”.

“Mezi pres të marr pjesë në paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të marr pjesë në disa angazhime publike gjatë verës, por gjithashtu e di që nuk jam ende jashtë problemeve. Po mësoj të jem e duruar, veçanërisht me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën e nevojshme për t'u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë juve që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua", shkruan ajo.

Horoskop