News / 16 Qershor 2024, 20:15

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: "Ditët në koma, djali më qëndroi mbi kokë si shpëtimtar..."

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: "Ditët

Këngëtari Bujar Qamili ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private teksa është ndalur tek kjo e fundit ku ka treguar për një moment të errët dhe një luftë të egër që ka përjetuar me jetën e tij përgjatë kohës së virusit Covid19.

Ai shprehet se kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së tij, ku ka qëndruar 21 ditë në koma dhe për këtë i është falenderues të birit i cili i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua.

Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli.”

Qamili kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën me të birin.

Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur.

Horoskop