News / 21 Qershor 2024, 22:04

Ky është rajoni me detin më të pastër në Itali, 99.7% e ujit është 'i shkëlqyer'

Ky është rajoni me detin më të pastër në Itali,

Për të katërtin vit radhazi, Pulia zgjidhet vendi me detin më të pastër në Itali. Kjo konfirmohet nga monitorimi i Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit i cili nxori të dhënat rajone.

Dhe Pulia u rendit e para në gadishull për cilësinë e ujit ku mund të lahesh: e ndjekur nga Friuli-Venezia Giulia (99 përqind), Sardenja (98.4 përqind) dhe Toscana (98.2 përqind).

Në Itali, 5090 kilometra shtrirje detare (95.6% e bregdetit të monitoruar) përfshihen në klasën e cilësisë 'të shkëlqyer', më e larta e parashikuar nga sistemi i klasifikimit evropian.

Nëse shtojmë edhe seksionet me klasifikim 'mirë' (153 kilometra, e barabartë me 2,9% të totalit) arrijmë në 98,5 për qind. Për më tepër, 32 kilometra (0.6 përqind) bien në klasën e cilësisë "të mjaftueshme", 44 kilometra në cilësi "të dobët" (0.8 për qind)./Living

 

Horoskop