News / 25 Qershor 2024, 09:55

Shpërthim i fortë në portin e Sarandës, ndërron jetë polumbari

Shpërthim i fortë në portin e Sarandës, ndërron

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije në portin e Sarandës duke shkaktuar një viktimë. Shkak bëhet me dije se ka qenë shpërthimi i bombulës së oksigjenit në anijen që ka ndodhur 100 metra nga Porti.

Në mjetin detar kanë qenë dy persona, të cilët kanë marrë lëndime të rënda, ku për fat të keq njëri nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

"Në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Horoskop