Mirëqenie / 25 Qershor 2024, 21:48

Pse vapa nxit krimet dhe vetëvrasjet? Ja si ndikojnë temperaturat e larta në shëndetin mendor

Pse vapa nxit krimet dhe vetëvrasjet? Ja si ndikojnë temperaturat e

Kur temperatura rritet, po ashtu rritet edhe shkalla e vetëvrasjeve, krimit dhe dhunës. Në këtë përfundim po dalin studiuesit dhe mjekët, duke parë evidencat gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme. Psikologët kanë vërejtur se përgjithësisht ka një gjuhë të shtuar urrejtjeje dhe agresioni në rrjete sociale, gjatë valëve të të nxehtit. Veç këtyre shtohet shumë edhe ankthi e depresioni. Mjekët dhe shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë ndërveprimin kompleks midis nxehtësisë ekstreme dhe shëndetit mendor.

"Ekziston një numër në rritje i studimeve që po identifikojnë këtë lidhje midis faktorëve klimatikë dhe rezultateve negative të shëndetit mendor. Teksa ndryshimi klimatik vazhdon të përkeqësohet, këto lidhje do të vazhdojnë të forcohen”, thotë Shabab Wahid, një ekspert i shëndetit mendor në Departamentin e Shëndetit Global të Universitetit Georgetown.

Ndonëse është vërtetuar se nxehtësia ndikon në funksionin e trurit, mekanizmat e saktë nuk janë studiuar mirë. Shkencëtarët flasin për një mori faktorësh psikologjikë, socialë dhe biologjikë të ndërlidhur, duke filluar nga gjumi i ndërprerë deri te dehidratimi. Kushdo që ka përjetuar një valë të nxehti përballet me pagjumësi. Me kalimin e kohës, efektet akumuluese mund të çojnë deri në humbje të kujtesës, mungesë fokusi dhe rritje të nervozizmit. Problemet me gjumin çojnë shpesh madje edhe në çrregullime bipolare. Për këtë, ekspertët bëjnë thirrje që njerëzit të tregohen më të kujdesshëm ndaj vapës dhe të drejtohen te mjekët në rast shqetësimesh. 

Horoskop