Mirëqenie / 26 Qershor 2024, 11:21

Të duash veten pas betejës me kancerin

Të duash veten pas betejës me kancerin

Të mbijetuarit e kancerit duhet të rilindin, pavarësisht vështirësive. Duhet të rifitojnë besimin në jetë dhe të arrijnë të kapin frenat e saj në duart e tyre.

Fitorja ndaj kancerit duhet festuar dhe shijuar.

Në Itali janë pothuajse 4 milion të prekur nga kanceri, mjafton të imagjinoni të gjithë banorët e Romës dhe Milanos së bashku. Me këtë shifër i referohemi njerëzve të mbijetuar nga kanceri, që janë përballur me trajtimet dhe sot e kanë kaluar atë sfidë.

Parandalimi terciar pas kancerit

Për të mbijetuarit nga kjo sëmundje, parandalimi terciar është thelbësor. Kështu quhet protokolli i kontrolleve të rregullta për t'u mbrojtur sa më mirë nga çdo përsëritje e sëmundjes, por edhe ajo rrugë që, me ndihmën e psiko-onkologut, e lejon njeriun të ri zbulojë gëzimin e të jetuarit ditë pas dite.

Kudo në botë është pak e përhapur kultura e parandalimit terciar të sëmundjes. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për individin që e ka kaluar këtë sprovë, por edhe për të gjithë familjen që e ka përjetuar njëjtë me të.

Katër shtylla kryesore për rimëkëmbjen e plotë pas sëmundjes, të cilave duhet t’i kushtoni një rëndësi të padiskutueshme janë:

Joga

Zgjedhja e jogës nuk është rastësi. Ka studime të shumta që tregojnë se sa e fuqishme është kjo praktikë për të rigjeneruar fuqitë pas një luhatje humori edhe në një jetesë normale. Referuar të mbijetuarve nga kanceri, tek ata që e kishin bërë jogën pjesë të përditshmërisë së tyre, vërehej një rigjenerim total. Sidomos në pjesën e lëkurës së duarve. Ata që praktikojnë këtë disiplinë vendosin të kthejnë vëmendjen te vetja për një orë dhe duke dëgjuar frymëmarrjen, heshtjen dhe të gjitha ushtrimet që bëjnë një punë të rëndësishme fizike në trup, hapet një botë tjetër, ku kapni forcat që janë brenda të gjithëve ne. Ato "zgjohen" për të na bërë të ndihemi më mirë. Çdo seancë përfaqëson një përvojë shumë intensive dhe këtë e tregojnë dëshmitë e njerëzve që e ndjekin, që pothuajse të gjitha janë gra, por duhet të bëhet edhe më shumë nga burrat. Por, besoni se ajo që do të ndodh në fund të seancës së jogës, do të jetë vërtetë një mrekulli. Shumë fillojnë dhe qajnë sepse çlirohen. Janë lotë që zgjidhin “lëmshe” të cilat ishin krijuar në brendësi prej kohësh. Për shumë të mbijetuar nga kanceri dhe të dashurit e tyre, joga bëhet pjesë e jetës së përditshme. Duke filluar me frymëmarrjen, e cila bën të mundur uljen e stresit dhe ankthit.

Aktiviteti fizik kundër rishfaqjes së sëmundjes

Studimet për atë se çfarë ndodh pas kalimit të kancerit janë të shumta nëpër botë dhe ajo që dihet tashmë, është se një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme, kanë fuqi në reduktimin e mundësive për rishfaqjen e sëmundjes. Aktiviteti sportiv përgjysmon rishfaqjen e tij. Ushtrimet aerobike si ecja dhe noti janë perfekte, pa harruar gjithmonë jogën.

Rifitim i feminitetit pas kancerit

Megjithatë joga dhe sporti nuk mjaftojnë gjithmonë për të ri gjetur ekuilibrin. Ka gra që edhe pse e kanë kaluar me sukses terapinë dhe janë shëruar plotësisht, sërish mbajnë mbi vete peshën e sëmundjes. Shihen në pasqyrë dhe nuk e njohin më veten. Shumë shprehen se duan të jenë të lumtur por nuk munden, shprehet psiko-onkologia Martina Busi. Kjo është një fazë krejtësisht normale, sepse mendja, e cila më parë ishte e përqendruar në një objektiv të vetëm, atë të shërimit, tani po kalon gradualisht drejt prioriteteve të tjera. Detyra e psiko-onkologëve, është të sigurojë që personi të rifitojë besimin në vetvete dhe në aftësitë e tij, ndaj mos ngurroni t’i drejtoheni profesionistëve.

Në këtë fazë është gjithashtu shumë e rëndësishme të rifitoni feminilitetin tuaj, me ndihmën e kurseve të make-up-it dhe rigjenerimin estetik. Do të jetë momenti që do kuptoni se në këtë fazë fillon mirëqenia psikologjike dhe jeta e re e të mbijetuarve nga kanceri.

(Mësuese e jogës Francesca Senette, psiko-onkologe Martina Busi dhe nutricioniste Alessandra Borgo)

 

 

Horoskop