Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Shumë çifte përballen me vështirësi dhe probleme, të cilat ndonjëherë duken të pakapërcyeshme dhe mund ta çojnë lidhjen drejt fundit. Psikologët thonë se para fundit ka shumë shenja që mund të tregojnë se lidhja po kalon një krizë, thjesht anëtarët e çiftit mund t’i shpërfillin apo edhe të mos i kuptojnë.
Sipas Rick Netshiozwi, këshilltar dhe autor për marrëdhëniet në çift, një nga shenjat kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është sjellja në shtrat dhe nuk bëhet fjalë për raportet seksuale. Ai thotë se:
Një shenjë e qartë se një martesë po i vjen fundi, shihet kur fle, kur secili flini në anën tuaj, në gjysmën tuaj të shtratit. Kur as këmbët nuk të prekin më, atëherë gjërat janë shumë të vështira. Kontakti është i një rëndësie kyçe për një marrëdhënie. Përqafimi në shtrat tregon një lidhje të fortë dhe një marrëdhënie me themele të forta. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë martesa është në rrezik.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se viti 2024 është një vit me fat për t’u martuar. Ky vit paraqitet si një periudhë e jashtëzakonshme për të gjithë shpirtrat romantikë të gatshëm për të nisur rrugën e martesës. Viti 2024 duket të jetë veçanërisht i bekuar për këdo që vendos të thotë Po. Ka vërtet tradita kulturore dhe surpriza astrologjike që e bëjnë këtë vit kaq të veçantë për dasma.
Viti 2024 prezantohet si një vit jashtëzakonisht i favorshëm veçanërisht nga këndvështrimi i Zodiakut Kinez. Ky gjykim bazohet në një konsideratë në veçanti, shuma e numrave që përbëjnë vitin 2024, pra 2+0+2+4, përkthehet në numrin e favorshëm 8. Në kontekstin kulturor kinez, 8 është një simbol i dashurisë së përjetshme midis burrit dhe gruas.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...