
Ndahet nga jeta Tony Roberts ylli i Broadway
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Nga: Lira Gjika
Kujtoni vazhdimisht se “kënaqësia është premtimi që lidh”. Ajo lidh njeriun me realitetin. Mungesa e kënaqësisë ndërton te fëmija mekanizmat e dhimbjes dhe, për pasojë, ndërton urrejtjen për jetën dhe frikën prej saj.
Kënaqësia është e lidhur ngushtësisht me procesin e rritjes. Rritemi duke e përfshirë brenda nesh ambientin, si fizik ashtu dhe emocional. E brendësojmë, e pasurojmë dhe zhvillojmë botën tonë të brendshme, që më pas të shohim mjedisin. Kështu e zbulojmë atë në një nivel të ri që e mundëson vetëm rritja nëpërmjet kënaqësisë.
Fëmija transformon përfytyrimin e tij të botës së jashtme, duke mbajtur të qëndrueshme realitetin e përvojës së brëndshme të tij. Kjo do të thotë se përvojat e depozituara përgjatë fëmijërisë, diktojnë përfytyrimin tonë për botën e jashtme. Pra, është stabiliteti i brendshëm që mundëson procesin e zhvillimit.
Ky konkluzion përforcon edhe më shumë rëndësinë e përjetimit të kënaqësisë për shëndetin fizik dhe psikoemocional të individit. Lira Gjika (marrë nga libri "Fëmijëria")
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shfaqja e dashur "7 Minuta" me regji nga Driada Dervishi dhe aktoret e famshme Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Olta Daku, Zamira Kita, Xhoana Karaj, Anila Bisha...
Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestë ditën e sotme dhe në kuadër të këtij organizimi policia ka ndërmarr...