News / 10 Korrik 2024, 11:32

Pas Spanjës, cila nga skuadrat do ta rrëmbejë finalen e së dielës

Pas Spanjës, cila nga skuadrat do ta rrëmbejë finalen e së

Pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales për “Euro2024” Spanjë- Francë, të cilën mund ta quajmë ndoshta një finale të parakohshme për cilësinë e lojës dhe emocionet që u dhuroi shikuesve, një tjetër dyshe e fortë do të përballet sot në fushën e blertë të Berlinit.

Holanda dhe Anglia do të luftojnë fortë për të rrëmbyer vendin e radhës për në finale. Për herë të dytë në 5 vjet këto dy skuadra takohen sërish, pas një rezultati 3-1 që holandezët triumfuan në Ligën e Kombeve në vitin 2019.

Formacionet e mundshme:

HOLANDË: Verbruechen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Southen, Simmons, Reiders, Mullen, Depay, Gakpo.

ANGLI: Pickford, Walker, Stones, Gwehi, Shaë, Maino, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.

Gjyqtar: Felix Zweier (Gjermani).

Horoskop