News / 11 Korrik 2024, 10:27

Njihuni me "Hyper Pro": Novacioni i glo™️ në duhanin me ngrohje, vjen në Shqipëri

Njihuni me "Hyper Pro": Novacioni i glo™️ në duhanin me

British American Tobacco Albania (BAT) vazhdon të shtyjë kufijtë e novacionit me prezantimin e produktit të vet më të fundit, glo™️ Hyper Pro, në Shqipëri. Pas suksesit të arritur në Kroaci, Itali, Poloni, Japoni dhe shumë vende të tjera, pajisja vjen për të ofruar një përvojë të re në ngrohjen e duhanit. Me afërsisht 9 milionë përdorues të moshës së rritur të glo™️ në mbarë botën, kjo pajisje u krijua për të çuar në një nivel tjetër eksperiencën e ngrohjes së duhanit, përmes kombinimit të teknologjisë së përparuar me dizajnin elegant që përmbushin dëshirat dinamike të konsumatorëve modernë.

Karakteristika novatore për përvojë më të plotë

Në thelb të glo™️ Hyper Pro është teknologjia HeatBoost™, që ofron shije më të plotë dhe më shumë kënaqësi përmes temperaturave më të larta të ngrohjes. Kjo veçori është tepër e dobishme për përdoruesit e moshës së rritur që kërkojnë një profil të fortë shijeje, duke rritur përvojën e përgjithshme të përdorimit të produkteve të duhanit me ngrohje.

Pajisja vjen me një ekran LED EasyView™, i cili jep plot informacion mbi gjendjen e saj. Kjo përfshin jetëgjatësinë e baterisë, mënyrën e ngrohjes dhe tregues të tjerë të rëndësishëm, duke i siguruar përdoruesit të moshës së rritur të gjithë informacionin që i nevojitet me një shikim.

Një tipar dallues i glo™️ Hyper Pro është TasteSelect™ Dial, i cili mundëson kalimin e lehtë midis modaliteteve Standard dhe Boost. Kjo mundësi personalizimi i lejon përdoruesit të rritur të përshtatë intensitetin sipas dëshirës, duke ofruar kontroll si për përdoruesit e rinj, ashtu edhe për ata me përvojë.

Njihuni me "Hyper Pro": Novacioni i glo™️ në duhanin me

Për më tepër, glo™️ Hyper Pro është projektuar për komoditet dhe jetëgjatësi, me bateri që zgjat afërsisht 90 minuta dhe që lehtësisht mjafton për një ditë të tërë përdorimi. Pasi karikohet plotësisht, pajisja ofron deri në 20 seanca, tre prej të cilave mund të jenë të njëpasnjëshme, duke e bërë atë ideale për përdorim të përditshëm pa nevojën e karikimit të herëpashershëm.

Dizajn elegant dhe ergonomik

Dizajni është element i fuqishëm dallues i glo™️ Hyper Pro. BAT-i garanton që pajisja jo vetem që është funksionale, por edhe estetikisht tërheqëse. Pajisja është e disponueshme në katër ngjyra: Ruby Black, Lapis Blue, Purple Sapphire, dhe Obsidian Black. Çdo variant ngjyrash është krijuar për të tërhequr një gamë të gjerë stilesh personale, duke e kthyer  glo™️ Hyper Pro jo vetem në pajisje për ngrohjen e duhanit, por edhe në shprehje të stilit personal.

Dizajni ergonomik i glo™️ Hyper Pro siguron që pajisja të jetë e rehatshme, me material të lëmuar që rrit ndjesinë premium. Ky fokus në dizajn siguron që pajisja të jetë praktike për përdorim të përditshëm dhe mjaft elegante në pamje.

Angazhimi ndaj novacionit dhe produkteve me rrezik të reduktuar*

Angazhimi i BAT ndaj novacionit dhe produkteve me rrezik të reduktuar është i dukshëm në zhvillimin dhe prezantimin e glo™️ Hyper Pro. Shoqëria ka investuar vazhdimisht në kërkime dhe zhvillim për të krijuar produkte që plotësojnë standardet më të larta të sigurisë dhe performancës, duke ofruar një alternativë ndryshe nga duhanpirja tradicionale që redukton ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.

Prezantimi i glo™️ Hyper Pro shënon hap të rëndësishëm në strategjinë e BAT për të udhëhequr transformimin e industrisë së duhanit me produkte me cilësi të lartë dhe rrezik të reduktuar. Me anë të teknologjisë së avancuar, thjeshtësisë intuitive dhe dizajnit elegant, BAT po përcakton standarde të reja në industri, duke përmbushur kërkesat e konsumatorëve të moshës së rritur për alternativa më të mira.

*Bazuar në rezultatet e marra dhe duke supozuar tranzicion të plotë nga pirja e cigareve tradicionale. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.

Horoskop