Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shpesh në Living kemi sjellë artikuj për gjëra që duhet të vishni në raste të caktuara, si festa familjare, festa me miqtë, trendët e fundit etj., sot po bëjmë të kundërtën.
Këtu do të gjeni disa nga gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë në dasma këtë verë. Jo vetëm që nuk do të ndjeheni rehat, por nuk do të dukeni as bukur.
Është ligji i dasmave që askush tjetër përveç nuses nuk duhet të vishet me të bardha në ditën e saj më të rëndësishme.
Asnjëherë mos zgjidhni të vishni ngjyra fluoreshente. Përveçse nuk janë sinonim i drejtpërdrejtë i elegancës, ato tërheqin shumë vëmendjen. Diçka që, siç u përmend më lart, sigurisht që nuk duhet të ndosh pasi nusja duhet të ketë të gjithë vëmendjen.
Kurrë mos shkoni në dasmë me fustane si të plazhit. Ceremonia martesore kërkon më shumë respekt nga të ftuarit.
Është komplet e pahijshme që në një ceremoni martesore ku të ftuarit janë të moshave të ndryshme të vishesh me fustan transparet. Mos e zgjidh!
Takat dhe sandalet janë të përshtatshme për dasma. Shapkat mund të konsiderohen për plazh ose dhe në qytet.
Po ashtu edhe pantallonat shumë të shkurtra nuk i përksin stilit që kërkohet në ceremonitë e dasmave.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...