Ky është shpallur mashkulli më tërheqës në botë për 2024
Aktori John Krasinski është shpallur “Mashkulli më tërheqës i vitit 2024” nga revista People. Ky titull i jepet çd...
Dashi
Mos luani me fatin, përndryshe mund të lëndoheni. Përpiquni më mirë të kuptoni nëse duhet të vazhdoni apo jo në një rrugë të caktuar. Nëse po jetoni dy histori paralele, tani është koha të bëni një zgjedhje vendimtare: të hiqni dorë nga tradhtitë. Në përgjithësi do të jetë një javë e mirë edhe falë ndikimit të Hënës, e cila do t’ju japë më shumë energji, duke filluar që nga e hëna e ardhshme.
Demi
Fundjava nuk do të jetë e keqe, por kërkoni të drejtën tuaj, veçanërisht nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerët ose kolegët. Një çështje do të mbetet ende e hapur, por ka edhe një lajm të mirë: nëse jeni duke pritur për diçka të re, brenda pak muajsh gjërat do të konkretizohen. Këta do të jenë muajt e fundit me Jupiterin kundër, prandaj duhet ta shikoni të ardhmen me optimizëm.
Binjakët
Gushti do të jetë një muaj vendimtar për ju, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Tani për tani duhet t’i bëni mirë llogaritë. Dikush mund të përpiqet të sigurojë një kontratë më të mirë pune ose të ndryshojë furnitor. Ata që kanë pasur provime për të dhënë ndihen shumë të lodhur. Besojini fatit tuaj. Këtë të diel dikush mund t’ju gjendet pranë me këshilla.
Gaforrja
Gushti është një provë e vërtetë për marrëdhëniet në fazë krize. Do të keni shqetësime në aspektin e punës dhe atë ekonomik. Disa çështje kanë qenë aq të ndërlikuara, sa tani bëheni nervozë kur i mendoni. Bëni kujdes, pasi rrezikoni që shqetësimet dhe nervozizmin t’ia transmetoni partnerit tuaj. Yjet ju këshillojnë t'i kushtoni vëmendje veçanërisht aspektit ekonomik.
Luani
Kjo javë do të jetë paksa e veçantë, edhe pse mund të ndiheni të lodhur. Yjet ju këshillojnë që të jeni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Duke parë qiellin e Luanit, të krijohet ndjesia se ky horoskop është i mbarë për ju. Ata që u ndanë vitin e kaluar tashmë i presin alternativa të reja. Do ta merrni veten, duke filluar që nga e diela.
Virgjëresha
Prej disa kohësh jeni duke kërkuar konfirmim nga ambienti përreth. Venusi është në aspekt të mirë në shenjën tuaj dhe kjo mund të favorizojë takime të veçanta. Me këtë tablo astrale, mundësitë do të jenë të shumta dhe do të varet nga ju që të bëni zgjedhjet e duhura edhe në lidhje me objektivat që do t’i vini vetes. Shpesh shoqëroheni me njerëz të komplikuar, por tani nëse mund të zgjidhni mes një njeriu problematik dhe një njeriu pozitiv, yjet ju këshillojnë të bëni zgjidhjen më të thjeshtë.
Peshorja
Pavarësisht Saturnit në pozicion të pafavorshëm, yjet pa dyshim ju përkrahin. Nuk përjashtohen problemet, por tani po kaloni në një fazë dukshëm më pozitive dhe të qëndrueshme, që do të sjellë më shumë gjallëri në jetën tuaj. Do të përjetoni emocione të shumta dhe mos i thoni kurrë “jo” një sfide. Ata që i kanë vënë punët në vijë, mund të marrin në konsideratë projekte të rëndësishme.
Akrepi
Shmangini debatet dhe polemikat me të tjerët në këtë periudhë, pasi çdo fjalë që do të thoni mund ta përdorin kundër jush. Duhet të kërkoni për zgjidhje të reja. Situata me siguri do të përmirësohet, por tashmë po përjetoni një fazë konfliktuale. Përpiquni që të bëni gjërat e duhura dhe mos u merrni me fjalë boshe.
Shigjetari
2024-a do të shënojë pa dyshim një pikë kthese në jetën tuaj, si në aspektin personal edhe në atë profesional. Gjithçka do të bëhet më konkrete duke filluar që nga nëntori. Kushtojini rëndësi marrëdhënies me partnerin. Nëse ai është treguar i afërt me ju në lidhje me çështjet tuaja personale, tani duhet t’ia shpërbleni në të njëjtën mënyrë.
Bricjapi
Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me paratë. Për momentin po shpenzoni shumë për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj, por nëse nuk bëni ekonomi, do t’ju hapen telashe. Gushti do të jetë një muaj plot emocione, nëse keni nevojë të sqaroni diçka, më mirë bëjeni tani.
Ujori
Në këtë moment do të ishit gati të hiqnit dorë edhe nga gjërat që keni besuar deri pak kohë më parë. Nëse do të kishim yje më të qetë, ndoshta do të merrnit vendimet e duhura. Por tani rrezikoni ta ekzagjeroni për gjithçka dhe të bëni zgjedhje që mund t'ju vënë në vështirësi financiare.
Peshqit
Nëse së fundmi keni pasur dyshime të forta në dashuri, tani është më mirë të lini të kalojë pak kohë, sepse gushti është për ju muaji i shërimit. Në këtë periudhë nuk e keni pasur të lehtë në planin sentimental, veçanërisht nëse keni pasur dy afera ose keni qenë fizikisht të larguar nga një person. Nga pikëpamja ekonomike, atyre që do t’u bëhen propozime të mira, do t’u duhet të tregohen të vëmendshëm.
Aktori John Krasinski është shpallur “Mashkulli më tërheqës i vitit 2024” nga revista People. Ky titull i jepet çd...
Libri "Kajani & Mbretëria e Humbur e Ilirisë" tani është në dispozicion në të gjitha libraritë! Ky është...
Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që ...