Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Gjatë gjithë verës në Mbretërinë e Bashkuar, ka nga një festival muzikor pothuajse çdo javë diku në vend.
Në disa vende të botës nuk ka asnjë mundësi për të kërcyer me partnerin tuaj në një fushë, duke mbajtur një birrë, me sinjal të dobët në telefon dhe duke kënduar.
Pikërisht për këtë arsye, Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, donin të ndryshonin gjërat duke nisur festivalin Sunny Hill në qytetin e familjes së tyre në Prishtinë, Kosovë – një vend i botës ku disa artistë ndërkombëtarë kanë bërë turne.
“Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta”, shpjegoi Dua në fillim të këtij viti. “Kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët që doja të shihja nuk erdhi kurrë”.
Dua ka lindur në Britaninë e Madhe, por u transferua në Prishtinë si fëmijë pas një lufte në fund të viteve 1990 që la më shumë se 10,000 të vdekur, ndërsa Kosova luftoi për pavarësinë nga Serbia.
“Rivendosja e vendit mori më shumë vite nga sa do të donim”, thotë Dukagjin Lipa.
Ai thotë se ishte “gjithmonë një ëndërr” të kishte diçka si Sunny Hill në Prishtinë, pasi kishte punuar në industrinë e ngjarjeve të muzikës live për vite përpara se Dua të bëhej një yll ndërkombëtar i popit.
Në vitin 2018, 10 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, u lançua Sunny Hill – nga Dua.
Por atëherë ishte më e vështirë të bindeshin artistë të tjerë botërorë që të performonin. Megjithatë, vitin e ardhshëm, miqtë e yllit të “New Rules”, Miley Cyrus dhe Calvin Harris ranë dakord të performonin.
Kjo ndryshoi mënyrën se si festivali u pa nga artistët e tjerë dhe ekipet e tyre drejtuese.
“Kur flas me artistët për ardhjen, them: “Shiko, mund të mos kesh tekilën që dëshiron, por më beso se do të kesh pajisjet më të mira të zërit"
Të dhënat e tij të fundit vlerësojnë se rreth 40 % e vizitorëve ishin nga jashtë Kosovës, duke theksuar se kjo ndikohet fuqishëm nga diaspora e vendit, pasi ata me lidhje familjare këtu sjellin miq me vete.
Disa kishin udhëtuar aq larg nga Çikago në SHBA, për të parë artistë si Bebe Rexha, Burna Boy, Stormzy dhe DJ Snake që kryesuan skenën kryesore fundjavën e kaluar. Groove Armada, Black Coffee dhe Griff ishin gjithashtu aty.
Kosova mendohet të ketë popullsinë më të re në Evropë, pasi më shumë se gjysma vlerësohet të jetë nën moshën 30 vjeçare.
Kufizimet e udhëtimit, deri në fillim të këtij viti, nënkuptonin që muzikantët vendas nuk kishin fleksibilitetin për të luajtur në pjesë të tjera të kontinentit.
“Nuk është aq e lehtë të jesh muzikant”, shpjegon këngëtari La Fazani, i cili ka luajtur disa herë në Sunny Hill.
“E vetmja mënyrë për të fituar të ardhura të mira është duke kënduar në klube nate”.
Kohët e fundit ai fitoi një shfaqje të madhe televizive në vend, por thotë se pa Sunny Hill nuk do të mund të luante drejtpërdrejt me një turmë prej mijëra njerëzish dhe shpreson që lista e të ftuarve të Lipa-s mund të përmirësojë karrierën e tij.
“Sunny Hill është një nga gjeneruesit më të mëdhenj të imazhit pozitiv të Kosovës”, thotë Dukagjin Lipa,
“I dua artistët që kalojnë një ose dy ditë më gjatë në Prishtinë dhe kanë mundësi të takojnë artistë vendas dhe të ndajnë ide” shton ai.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...