Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Artisti i njohur Ardian Bujupi ka folur për herë të parë për partneren e tij. Teksa ishte i ftuar në “Live From Tirana” ai u shpreh se ka dëshirë që të ketë distancë në lidhje, duke shtuar se partnerja e tij ndodhet në Prishtinë, ndërsa ai për momentin në Tiranë.
Ardiani komentoi edhe projektin e tij të fundit e se çfarë po sjell për publikun shqiptar.
Pyetja- Ti jeton prej vitesh në Gjermani, çfarë të mungon nga Shqipëria?
Ardian Bujupi- Tani jam 33 vjeç dhe vjen një moshë që kur e ke shansin të vish më shpesh në Shqipëri dhe Kosovë, vjen ajo ndjenja që ‘po sikur të vish përfundimisht këtu’. Ka shumë gjëra, gjuha, tradita, dashuria, familja… Tani është zhvilluar Kosova dhe Shqipëria, dikur ka qenë më e vështirë të shkoje dhe për shkak të rrogave. Por tani është stabilizuar dhe ekonomia, është klima më e mirë, kam familjen… Për të gjitha këto gjëra e mendoj këtë, gjëra që atje nuk i kam.
Pyetja- Çfarë do të doje që fansat të mbanin mend nga ti?
Ardian Bujupi- Kam luftuar shumë për të mbërritur këtu ku jam dhe nuk jam dorëzuar kurrë. Kam pasur shumë faza në punën time ku nuk ka funksionuar gjithçka dhe prapë kam vazhduar. Motivimi është gjithçka. Ai që më njeh që nga herët e di që nuk jam dorëzuar kurrë, edhe kur nuk kam pasur shumë sukses.
Pyetja- Çfarë mund të na thuash për çështjet e tua të zemrës?
Ardian Bujupi-Unë jam shumë i lumtur dhe e kam një shoqe shumë të kuptueshme. Ajo është në Prishtinë për momentin dhe unë në Tiranë. Kam qejf që të kemi dhe pak distancë sepse pastaj kur bashkohemi është e bukur.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...