Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Chrissy Teigen ka zbuluar së fundmi se djali i saj dhe John Legend është diagnostikuar me diabet të tipit 1.
“Shumë prej jush vunë re diçka pak të veçantë në një foto që postova disa ditë më parë me fëmijët Luna, Miles dhe unë duke bërë tifozëri për sportisten Simone Biles dhe ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike,” shkroi ajo në profilin e saj në Instagram. Miles kishte ngrejtur duart dhe ju arritët ta kuptonit dhe ju më shkruajtët mesazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë në këtë platformë.
Teigen pranoi se ajo është e vetëdijshme për faktin se “gjërat mund të shkojnë edhe shumë më keq”.
“Shumë prindër në mbarë botën po kalojnë gjëra të pazbuluara që nuk mund t’i imagjinonin kurrë,” tha ajo. “Unë ia them vetes këtë sa herë që kam një alarm të kuq përmes telefonatave apo mesazheve.”
Diabeti i tipit 1 është një gjendje kronike që bën që pankreasi të mos prodhojë mjaftueshëm insulinë për trupin. Insulina është një hormon që trupi e përdor për të lejuar sheqerin (glukozën) të hyjë në qeliza dhe të prodhojë energji, sipas klinikës Mayo. Për këtë lloj diabeti nuk ka kurim, por mund të menaxhohet me insulinë, dietë dhe monitorim të kujdesshëm.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...