News / 3 Gusht 2024, 21:30

U gjykua për rrëfimin mbi mëmësinë, reagon e prekur Dojna Mema: Ishte përjetimi im!

U gjykua për rrëfimin mbi mëmësinë, reagon e prekur

Dojna Mema e cila momentalisht është duke shijuar pushimet me familjen e saj në Suedi është përballur me një situatë sa të pakëndshme. Siç tregon moderatorja në Instagram i kanë ardhur shume mesazhe me një video të shkëputur nga intervista me Klan Kosova ku flet për eksperiencën si nënë në fillimet e para kur ajo solli në jetë djalin e saj Nolan Sol.

"Jam shume e prekur nga nje interviste e dhene perpara disa kohesh ne Kosove per nje pjesez krejtesisht personale te nje perjetimi qe kane shume nena. Ne vijim eshte dhe reagimi im!" ka thënë Dojna. 

Ndërsa rrëfimi që kishte bërë më herët ishte:

”Nuk është e thënë që në momentin e parë që të vendoset fëmija në dorë t’i duhet ta konsiderosh si qënien më të rëndësishme të jetës tënde. Jo sepse ndoshta të duhet një proces më i gjatë. Për mua ka qenë një proces pak i gjatë, sepse e kisha përfytyruar në kokën time komplet ndryshe. Pra imazhin e tij e kisha përfytyruar komplet ndryshe dhe në momentin që erdhi Nolan Sol thashë ky është? Se nuk po e njoh me atë që kisha krijuar  kokën time sepse isha pak konfuze. Kam qenë pak konfuze ditët e para, muajt e parë, 2-3 muajt e mia pastaj ai është qënia më e rëndësishme për të cilin unë frymoj”, shprehej ajo.

Dojna e prekur nga komentet për këtë pjesë interviste të shkëputur ku flet për muajt e parë të mëmësisë dhe që po qarkullon kudo në rrjete sociale, u jep një mesazh personave që e kanë fyer dhe gjykuar në një konetacion tërësisht negativ.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

 

Horoskop