Bien rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Whatsapp shfaqin probleme në të gjithë botën
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Vera është stina ku mund të eksperimentojmë më shumë me ushqimet dhe pijet, por në fakt duhet ta pranojmë që na shijojnë vërtetë shumë. Për fat shumicën e tyre mund t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi sado të vështira mund të duken recetat.
Kjo është njëra nga recetat që mund ta provoni menjëherë.
Përbërësit
85 g myshk të thatë deti
4 gota ujë
1 filxhan qumësht
½ filxhan mjaltë ose sheqer për shije
½ lugë ekstrakt vanilje
¼ lugë arrë muskat i bluar
¼ lugë kanellë të bluar
½ filxhan akull
Hapi 1
Vendosni myshkun e tharë të detit në një sitë dhe lani mirë.
Hapi 2
Vendosni myshkun e detit në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 10 minuta.
Hapi 3
Lëreni përzierjen të ftohet derisa të formohet një trajtë xheli.
Hapi 4
Merrni 4 lugë gjelle nga xheli i myshkut të detit dhe vendoseni në një blender me qumësht, mjaltë, ekstrakt vanilje, erëza sipas dëshirës dhe akull dhe përziejeni derisa të jetë homogjene dhe 'voila' ju bëftë mirë.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...