News / 6 Gusht 2024, 12:10

"Mami Evita"/ Stilistja e njohur Frensi Muça tregon vështirësitë e shtatzënisë në pandemi dhe pasojat që përjeton ende sot

"Mami Evita"/ Stilistja e njohur Frensi Muça tregon

Në podkastin e radhës të “Mami Evita”, e ftuara e radhës e moderatores Evi Reçi, ishte stilistja e njohur Frensi Muça.

E njohur për stilin e saj të hollë në “look”, me të njëjtën teknikë Frensi rrëfeu edhe momentet e bukura dhe ato të vështira që përjetoi në shtatzëninë me vajzën e saj 3 vjeçare. Që nga lajmi i cili përkoi me fillimin e pandemisë, deri në momentet  e vështira të lindjes, stilistja tregoi se edhe me mbështetjen e familjarëve dhe partnerit të saj arriti t’ia dilte mbanë në mënyrën më të mirë.

Ke pasur shtatzëni të qetë apo me shumë trazira?

Pas shtatzënisë dhe pas Covidit kam një humbje memorie të jashtëzakonshme. Rrugëtimi im me vajzën si foshnje ka qenë pozitiv. Kemi pasur shumë pak problematika. Ndërkohë përjetimi im si nënë, meqë ishte edhe Covidi, ushqeu anën time më ankthioze me të cilën përpiqem të luftoj. Kam bërë përmirësime, por ajo ndjesi që nisi pas tërmetit të nëntorit dhe pas tij pandemia, nuk më lejuan ta përjetoja në mënyrën më të mirë. Muajt më të bukur të shtatzënisë ishin ato midis 4-5 e deri te muaji i 7, mua më rastisën në karantinë. Edhe në lindje që nuk lejoheshin familjarët, dhe sidomos që te fëmija e parë ke nevojë të kesh shumë familjarë afër, aty ishin më të kufizuar. Unë vuaj dhe nga migrena dhe kishte raste që zgjaste nga një javë dhe kush e ka provuar e di çfarë dhimbje është.

Si ka qenë lindja për të? Natyrale apo jo? Me zgjedhje, pa zgjedhje?

Ishin emocione jashtëzakonisht të bukura. Gjatë gjithë shtatzënisë kisha menduar se do bëja lindje natyrale, por kur shkova në spital që më bënë kontrollet, matjet dhe analizat, mjekia më tha që duhet të bëja një lindje urgjente. Nuk pata kohë as ta njoftoja mamin që ta parapërgatitja. Isha gati 40 javë, por rëndësi ka që gjërat shkuan mirë pavarësisht se ishte një lindje e komplikuar. Unë dhe bashkëshorti bëmë gjithashtu një kurs parapërgatitor prindërimi dhe këtë ja këshilloj të gjithëve, sepse na dha një lloj energjie, vetëbesimi dhe ndërgjegjësimi.

Erdhi në momentin e duhur vajza?

Jo. Nuk mund të them që erdhi fiks në kohën që e doja. Nga eksperienca ime nuk mendoj që ka një kohë perfekt kur duhet të vijë një fëmijë, por mendoj se bashkëngjiten shumë elementë në univers dhe është ai momenti perfekt për fëmijën. Kjo nuk përkon gjithmonë me momentin perfekt të prindërve.

 

Horoskop