News / 8 Gusht 2024, 18:16

Të gjithë mendonin se e kishte për Rihannën, Drake zbuon se kënga e tij e famshme i dedikohet tenistes

 Të gjithë mendonin se e kishte për Rihannën, Drake zbuon se

Reperi Drake zbuloi se kënga e tij 'Too Good' është shkruar për tenisten Serena Williams. Në një video të publikuar në mediat sociale ku artisti 37-vjeçar shihet duke biseduar me nënën e tij, ai përmend se frymëzimi pas kësaj pjese ishte tenistja e njohur. 

“Kjo këngë ka të bëjë me mua dhe Serenën”, dëgjohet të thotë Drake, duke shtuar: Është qesharake, sepse kur shkruaj  për gratë, bëj këngë për to. Pra, unë e di saktësisht se çfarë lloj këngësh të bëj.

Ai vazhdoi duke thënë se ai mendon se Serena Williams nuk do ta urrente kurrë atë për këngën dhe tekstin.

“Epo, unë e njoh Serenën shumë mirë dhe e di që ajo do ta dëgjojë me zë të lartë dhe qartë, por gjithashtu nuk do të më urrejë për këtë, sepse është e bukur” tha ai.

Kur nëna e tij e pyeti nëse Serena po dilte me dikë tjetër, reperi u përgjigj shpejt: Nuk e di, mami.

Artisti dhe tenistja ishin çift në vitin 2011 për një kohë shumë të shkurtër, pa e pranuar asnjëri prej tyre. Më pas, shumë njerëz nga mjedisi i tyre konfirmuan romancën e tyre të shkurtër. Edhe pse lidhja thuhet se ka përfunduar keq, të dy kanë mbetur miq të mirë.

Horoskop