News / 8 Gusht 2024, 19:06

Vrasja e të 82-vjeçarit, flet i afërmi i një prej të moshuarve në azil: Do e mendoj për ta hequr

Vrasja e të 82-vjeçarit, flet i afërmi i një prej të

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në ambientet e një azili privat të moshuarish në Tiranë, ku njëri prej tyre vrau shokun e dhomës me shkop.

Autori i krimit është identifikuar si shtetasi Zyhdi Shehu, 78 vjeç i cili është arrestuar menjëherë pas krimit, ndërsa viktima është 82-vjeçari Virxhil Vesho.

Ndërkohë vallai i njërit prej të moshuarve të tjerë që ndodhen në atë azil ka folur për Euroneës Albania rreth kushteve në atë ambient.

Ai tha se i vëllai i tij nuk ka pasur shqetësime gjatë qëndrimit në azil, madje sipas tij ka qenë edhe i kënaqur.

“Kam vëllain këtu. Çfarë ka ndodhur, nuk kam informacion. Ça flet. Vëllai im ka një vit e gjysmë, thotë se ndihet shumë mirë këtu. Vëllai im është rreth 79 vjeç. Ka infermierë dhe mjek. Ka qenë i kënaqur. Do e mendoj për ta hequr nga azili. Vëllai im ka pak sklerozën, se ka qenë vetëm, fëmijët i ka jashtë. Do flas edhe me gocën e vetë që është në Angli. Edhe mundet ta marr në Angli. Ushqimi është i kënaqur me thënë të drejtën. Ka shumë vajza të reja në staf”, tha ai.

Horoskop