Modë / 9 Gusht 2024, 12:39

Erba, 17 vjeçarja nga Pogradeci e cila i premton shumë botës së modës

Erba, 17 vjeçarja nga Pogradeci e cila i premton shumë botës

Plotë stil dhe kreativitet, Erba vetëm 17 vjeç e lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Pogradecit, duket se i premton shumë botës së modës.

Që e vogël e rritur me dëshirën për të përvetësuar të bukurën, Erba angazhohej me stilime dhe kombinime shumëngjyrëshe, duke u parë nga bashkëmoshatarët por jo vetëm, me shumë kërshëri. E rritur me idenë se veshja është një nga gjërat më parësore për vajzat dhe gratë, e frymëzoi stilisten e ardhshme të ndajë punët krijuese edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Erba, 17 vjeçarja nga Pogradeci e cila i premton shumë botës

E nisi me “style_by_erba”, por jo me qëllime të mëdha për t’u bërë e njohur apo e famshme siç shprehet ajo: “Më pëlqen e bukura dhe të vishem me stil, duke kombinuar ngjyra të ndryshme. Mendoj se veshja te femra është gjëja më parësore që përfaqëson karakterin dhe thjeshtësinë”.

Erba, 17 vjeçarja nga Pogradeci e cila i premton shumë botës

“Rrugëtimin e nisa në moshën 14 vjeçare. Hapa faqen e instagramit “style_by_erba”, jo me qëllimin për t’u bërë e famshme apo të kisha sa më shumë views. Synimi ishte të kisha një platformë për t’i treguar botës punët e mia”, shprehet Erba për LIVING.

Erba, 17 vjeçarja nga Pogradeci e cila i premton shumë botës

"Nuk e reklamoj veten time shumë, sepse dua që vëmendjen ta marrin punët e mia. Dizajnet janë vlerësuar nga shumë stiliste të njohura shqiptare, italiane, amerikane si Rezarta Skifteri, Frida Beja, Elisabetta Franchi, Liastublla etj”, përfundoi 17 vjeçarja.

Horoskop