I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Dashi
Do të hasni disa vështirësi këto ditë, por që janë gjithsesi të përkohshme. Java do të jetë intensive dhe aty nga e mërkura do të bëni ca pushim për të mbledhur veten. Në dashuri, pjesa më e madhe e javës do të karakterizohet nga tensione të vogla, me re kalimtare që do të kalojnë në qiellin tuaj. Diskutimet e pakuptimta do të sjellin stres, por duke ruajtur qetësinë do të jeni në rrugë të mbarë. Beqarët do të ndihen nostalgjikë, të etur për mundësi të reja dashurie: bëni durim, ato do të vijnë së shpejti. Në punë mbani ritmin dhe fokusohuni tek angazhimet tuaja, më pas do të mund të përjetoni disa momente relaksi. Dashi renditet në vendin e nëntë.
Demi
Pritet që kjo të jetë një javë deri diku me fat. Disa ditë do të jenë pozitive dhe do të mund të kapërceni çdo pengesë. Ata që kanë lënë çështje pezull duhet t’i zgjidhin sa më shpejt. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të çiltër me partnerin, që të keni harmoni me të, pavarësisht keqkuptimeve që mund të lindin në çift. E rëndësishme është të ruani qetësinë përballë çdo të papriture. Beqarët do të ndiejnë një dëshirë të fortë për vëmendje dhe dashuri: ëmbëlsia do të jetë arma fituese. Në punë, disa projekte mund të çojnë në rezultate të papritura. Suksesi shpesh do të varet nga guximi për t’u përfshirë në iniciativa të reja. Demi do të mbajë vendin e gjashtë.
Binjakët
Kjo javë do jetuar në maksimum, me fatin si aleatin e çmuar të shenjës. Gjërat do të ecin shumë mirë dhe mund të keni surpriza të këndshme. Në fundjavë mund të ndiheni fillimisht paksa të pasigurt, por pjesa tjetër e kohës do të jetë jashtëzakonisht pozitive me yjet që ju favorizojnë. Situata sentimentale do të jetë gjithashtu pozitive, me lajme të mira dhe gëzime të vogla. Beqarët do të gjejnë rehati në shoqërinë e miqve, duke lënë mënjanë shqetësimet. Në punë është koha për të planifikuar në avancë: përballoni angazhimet me vendosmëri, pa shtyrë asgjë, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Shenja e Binjakëve do të renditet në vendin e tretë.
Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje i pret një javë e qetë. Nuk do të ketë të papritura apo surpriza dhe as probleme të rëndësishme: do të jenë shtatë ditë rutinë. Në dashuri do të jetë një periudhë mjaft diskrete, ideale për të sqaruar keqkuptimet apo për të rivendosur mirëkuptimin me partnerin. Beqarët do të ndihen të relaksuar dhe gati për t'iu përkushtuar pasioneve të tyre. Në punë do të ndieni lodhje, por do të jetë vetëm një fazë kalimtare. Shumë shpejt do t’ju vijnë ide brilante dhe origjinale. Gaforrja do të mbajë vendin e shtatë.
Luani
Java do të jetë e vështirë, e mbushur me pengesa dhe të papritura për ju, me fatin që duket se është larguar përkohësisht. Do të përballeni me sfida që do të vënë në provë durimin tuaj, veçanërisht në fushën e dashurisë, ku do të jetë e domosdoshme respektimi i disa rregullave për të siguruar një bashkëjetesë të mirë. Marrëdhëniet në çift mund të jenë veçanërisht stresuese, duke e bërë të vështirë menaxhimin e problemeve emocionale. Për beqarët, ndikimi i një periudhe të pafavorshme mund të çojë në humor të paqëndrueshëm dhe reagime zemërake ndaj kujtdo që guxon t'ju kundërshtojë. Në sferën e punës nuk priten ndryshime të mëdha, ndaj përgatituni për një javë rutinë dhe mundohuni t’i kaloni sfidat me vendosmëri. Luani do të mbajë vendin e dymbëdhjetë.
Virgjëresha
Kjo do të jetë një javë jashtëzakonisht e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta dhe do të përjetoni çaste të lumtura. Yjet ju buzëqeshin, duke sjellë fat në çdo fushë të jetës. Në dashuri, partneri do të jetë një mbështetje e çmuar, duke ju ndihmuar që të arrini synimet që i keni vënë vetes. Beqarët duhet të jenë të hapur për dialog dhe të tregohen të çiltër, në mënyrë që të kapërcejnë çdo mosmarrëveshje. Në punë, vendosmëria dhe ndjenja e përgjegjësisë do t'ju ndihmojë që të arrini rezultate të mira. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë javë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull dhe për të realizuar qëllimet tuaja. Virgjëresha do të mbajë vendin e parë.
Peshorja
Kjo do të jetë një javë me fat, e cila në përgjithësi do t’ju sjellë shumë kënaqësi. Do t’ju ofrohen mundësi pozitive, nga të cilat mund të përfitoni sa herë të doni. Vetëm e diela do të jetë një ditë pritjeje, por pjesa tjetër e javës do të jetë pozitive. Jeta në çift do të jetë burim kënaqësie dhe qetësie, me dialog dhe mirëkuptim të shkëlqyer. Beqarët do të duhet të përballen me vendosmëri me çdo problem, duke mësuar t'i dorëzohen dëshirave të njëri-tjetrit. Në punë, mbani kokën lart dhe përqendrohuni te qëllimet tuaja: këmbëngulja do t'ju çojë të zgjidhni edhe momentet më kritike. Peshorja do të mbajë vendin e katërt.
Akrepi
Shtatë ditët në vijim premtojnë të jenë jashtëzakonisht pozitive. Disa ditë do të fillojnë me lajme të mira, të tjerat do të jenë me fat. Do të jeni në gjendje të përfitoni nga ndikimet planetare për të përmirësuar mirëkuptimin me partnerin dhe për të zgjidhur çdo problem. Beqarët me sjelljen e tyre të këndshme dhe qëndrimin optimist do të dinë të përfitojnë nga të mirat që do të vijnë në këtë periudhë. Në punë do të merrni propozime të reja dhe do t’ju ofrohen mundësi interesante. Mendojini gjërat mirë dhe pranojini këshillat që do t’ju japin. Akrepi renditet në vendin e dytë.
Shigjetari
Ju pret një javë e mundimshme, e pafat. Marrëdhëniet emocionale duken të tensionuara, prandaj bëni një pushim nëse është e nevojshme. Planifikoni gjithçka me kujdes, pa u nxituar. Në dashuri ju pret një periudhë e lodhshme, me tensione që e kanë fillesën herët. Mund të lindin konflikte me partnerin, por mos e humbni toruan. Beqarët, nën ndikimin negativ të yjeve disonantë do të jenë të acaruar dhe të ndjeshëm, duke rrezikuar të përkeqësojnë disa situata. Puna nuk do t’ju japë kënaqësi dhe do të gjendeni përballë zgjedhjeve të vështira. Zgjidhjet alternative mund të jenë një taktikë e mençur. Shigjetari do të mbajë vendin e njëmbëdhjetë.
Bricjapi
Kjo do të jetë një javë plot ulje e ngritje, por në përgjithësi e menaxhueshme. Me sharmin dhe elegancën që ju karakterizon do të mund të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që do t’ju paraqiten. Në dashuri do të rikuperoni ngadalë qetësinë, duke e shndërruar marrëdhënien në çift në një oaz paqeje. Beqarët me qëndrimin e tyre gazmor dhe optimist do të bien në sy dhe do të njohin njerëz të rinj. Në punë, është koha e duhur për të kërkuar ndryshime ose transferime: mund të merrni reagime pozitive. Bricjapi do të mbajë vendin e tetë.
Ujori
Ju pret një javë komplekse, plot me ngjarje të papritura që mund të komplikojnë gjërat. Edhe në raportet e konsoliduara, mund të ketë surpriza. Java do të nisë e mbarë, por andej nga fundi do të përjetoni turbulenca në dashuri. Marrëdhënia në çift do të vihet në provë, duke ju bërë që të reflektoni dhe të ndryshoni sjellje. Beqarët do të duhet të përballen me përgjegjësi të rëndësishme dhe të pranojnë pasojat e veprimeve të tyre. Në punë, tensionet e krijuara mund t'ju bëjnë të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni, prandaj është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të mateni mirë përpara se të flisni. Ujori do të renditet në vendin e dhjetë.
Peshqit
Ju pret një javë me shumë fat. Disa ditë do të jenë të favorshme, duke e bërë më të lehtë përballimin e vështirësive. Ata që kanë çështje pezull, duhet t’i zgjidhin me vendosmëri. Java do të nisë jo mirë në planin e dashurisë. Të hënën dhe të martën duhet të jeni sa më të qetë dhe të përpiqeni t’u jepni zgjidhje gjërave që ju shqetësojnë. Shprehini hapur ndjenjat tuaja, kështu do të bëni që partnerit t’i rritet vetëbesimi. Beqarët do të njihen me njerëz të rinj. Në punë fati do t’ju ndihmojë, duke ju lejuar të demonstroni aftësitë tuaja dhe të merrni kënaqësi. Peshqit renditen në vendin e pestë.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...