Astroliving / 26 Gusht 2024, 21:19

"Ndiqni zemrën, jo arsyen", horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 26 gusht-1 shtator

"Ndiqni zemrën, jo arsyen", horoskopi javor sipas Paolo Fox

Dashi

Kur nuk dini çfarë të bëni, ndiqni zërin e zemrës dhe jo të arsyes, sepse tani të qenët racionalë ju kufizon, ju sjell pengesa dhe ju bën të përqendroheni më shumë te problemet sesa tek avantazhet e mundshme. Yjet ju këshillojnë që në takimin me një person të shenjës së Gaforres dhe Bricjapit të mos mashtroni dhe të mos lini pa thënë disa gjëra të rëndësishme. Ata do të kërkojnë medoemos të vërtetën. Dashuria, puna dhe shëndeti vlerësohen me nga tetë pikë.

Demi

Edhe nëse idetë tuaja janë të mira, apo edhe të shkëlqyera, duhet t’i shikoni gjërat në kontekst, të merrni parasysh ku jeni dhe me kë shoqëroheni. Njerëzit përreth jush mund të druhen nga mendja juaj brilante dhe nga aftësia juaj për të shpikur gjëra të reja. Kujdes në marrëdhënien me një Akrep, pasi është jotolerant ndaj monotonisë, një Shigjetar do të përpiqet t’ju joshë, ndërsa një Ujor do t’ju intrigojë. Dashuria dhe shëndeti vlerësohen me nga nëntë pikë, kurse puna me tetë.

Binjakët

Nëse nuk merrni përgjigjet që prisni, përpiquni të kuptoni çfarë po ndodh. Nëse mendoni se heshtja është pohim,  ta dini se ky nuk është rasti juaj dhe për këtë arsye do të bënit mirë të reagonit në kohë. Do të kaloni mbrëmje të këndshme me miqtë. Do të përjetoni emocione në lidhje me një person të Dashit, Gaforres edhe Peshqve. Virgjëresha nuk ju kupton, ndërsa Shigjetarit i dukeni karizmatik. Dashuria vlerësohet me nëntë pikë, puna dhe shëndeti me nga tetë.

Gaforrja

Jini të kujdesshëm, mos u besoni reflekseve tuaja, të cilat, me Marsin në Peshore nga data 27 gusht, janë mjaft të ngadalta. Oferta e një personi që sapo keni takuar ju kënaq: është e dobishme dhe duhet ta pranoni. Miqësia me Dashin, Luanin dhe Bricjapin do të bëhet më e fortë. Kujdes në marrëdhënien me një Virgjëreshë, sepse mund të mbetet e pakënaqur me ju. Dashuria dhe puna vlerësohen me nga nëntë pikë, shëndeti me tetë.

Luani

Nëse do t’ju ofrohet një marrëveshje me leverdi, mos e shtyni për më vonë, por mbylleni menjëherë përpara se të ndërhyjë dikush tjetër. Nëse doni të fitoni diçka ose dikë, futjuni punës. Do të ndiheni të tërhequr nga një person i shenjës së Bricjapit, që zor se kënaqet, ndërsa në shoqërinë e Ujorit dhe të Peshqve do të kaloni çaste të këndshme. Dashuria dhe shëndeti vlerësohen me nga dhjetë pikë, kurse puna me nëntë pikë.

Virgjëresha

Gjithçka varet nga ju dhe vetëm nga ju. Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, por duhet të jeni elastikë, të hapur ndaj ideve, sugjerimeve dhe propozimeve të reja. Jeni gati për të ndryshuar strategjinë apo punën? Yjet ju këshillojnë që të shfrytëzoni mundësinë që ju ofron një person i shenjës së Demit. Peshorja do të jetë simpatike, por jo shumë besnike. Dashuria dhe puna vlerësohen me nga nëntë pikë, shëndeti me dhjetë.

Peshorja

Java do të jetë e mbushur me takime dhe kohë të bukura. Në fushën e krijimtarisë, artistët e kësaj shenje do të krijojnë vepra madhështore. Peshoret e tjera do të jenë gjithsesi entuziastë dhe origjinalë në realizimin e projekteve. Yjet japin miratimin për shoqërimin me Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit, ndërsa me Akrepin ju këshillojnë që të tregoheni të butë. Dashuria dhe shëndeti vlerësohen me nga dhjetë pikë, puna me nëntë.

Akrepi

Tregohuni të vëmendshëm, sepse nga sinjalet e vogla dhe nuancat pothuajse të paperceptueshme do të kuptoni se me kë keni të bëni dhe sa mund t'i besoni. Dashuria është vërtet pasionante. Në marrëdhënien me Binjakët do të ndiheni të irrituar, pasi ata nuk pranojnë përgjegjësitë e tyre, ndërsa  me Virgjëreshën, Ujorin dhe Peshqit do të tregoheni të butë. Dashuria vlerësohet me dhjetë pikë, puna me nëntë dhe shëndeti me tetë pikë.

Shigjetari

Me Marsin që më në fund ju lë vetëm, duke u bërë miku i Peshores, nuk ka nevojë të humbni kohë: shfrytëzoni sa më shumë kontaktet tuaja, jini ambiciozë, më kërkues në punë dhe merruni me biznes. Në fushën e takimeve këshillohet që të mos debatoni me femrat Luan, një Virgjëreshë ju magjeps, një Akrep ju befason, kurse një i lindur i shenjës së Peshqve ju do. Dashuria dhe puna vlerësohen me nga nëntë pikë, shëndeti me tetë pikë.

Bricjapi

Marsi ju jep kurajën e nevojshme për të përballuar sfidat që do të hasni, pa të cilat nuk është e mundur të arrini sukseset që aspironi. Mos u përqendroni vetëm te puna, do të kaloni edhe momente të tjera të bukura. Në sferën e takimeve, Demi do t’ju lodhë, Virgjëresha do të jetë e gatshme për t’ju ndihmuar, ndërsa Akrepi do të jetë një shok i mirë për udhëtime. Dashuria vlerësohet me nëntë pikë, puna dhe shëndeti me nga dhjetë.

Ujori

Kjo do të jetë një javë e qetë, në të cilën do të mund t'i menaxhoni problemet me qetësi dhe ekuilibër. Ju gjithashtu keni fatin të njihni njerëz të zgjuar, të cilët, nëse është e nevojshme, mund t'ju japin këshilla të dobishme. Do të kaloni mbrëmje të këndshme me Dashin dhe Virgjëreshën. Kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, mos lejoni që Peshqit të vendosin. Dashuria, puna dhe shëndeti vlerësohen me nga nëntë pikë.

Peshqit

Tashmë do të ndiheni më energjikë dhe do t’ju kalojë nervozizmi që ju kishte kapluar kohët e fundit. Do të hyni në ambiente të reja dhe do të punoni më mirë në grup, sidomos tani që Marsi kalon te Peshorja. Gjithashtu do të argëtoheni në shoqërinë e miqve. Një Dem ju admiron në heshtje, duke pritur që të hidhni ju hapin e parë. Yjet favorizojnë marrëdhënien me Virgjëreshën dhe Bricjapin. Dashuria vlerësohet me tetë pikë, puna dhe shëndeti me nga nëntë.

 

 

 

 

Horoskop