Duhen ditur patjetër, kurat natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë vjeshtës
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
Sot është zhvilluar ceremonia e Mirënjohjes për medalistët e Lojërave Olimpike. Përfaqësues të Shqipërisë në Olimpik 2024 ishin atletja Luiza Gega e cila garoi në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev i cili bëri histori në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në histori.
Mundësi kuqezi triumfoi në finalen për medaljen e bronztë në stilin e lirë në peshën deri në 74 kg, duke mposhtur Viktor Rassadin nga Taxhikistani me rezultatin 6-2.
Kjo shënoi një ditë historike për sportin shqiptar, duke qenë se është medalja e parë që merret në një Olimpiadë në sportin e mundjes. I pranishëm në ceremoninë e pritjes ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ai ndau çmimet dhe njoftoi zgjidhjen e çështjes së shpërblimeve për ta sipas ligjit të miratuar nga Qeveria në vitin 2021.
Rama njoftoi se të gjithë sportistët e huaj që kanë dëshirë të vijnë dhe të garojnë me Shqipërinë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, e kanë derën e hapur.
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
22 shtatori është një datë e rëndësishme për Ornella Vanonin dhe për muzikën italiane. Në fakt, artistja e m...
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale ndaj ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.Operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekës...