Familja / 8 Shtator 2024, 11:58

Prindër lexojeni me kujdes! 8 faktorë që ndikojnë në suksesin e fëmijëve në shkollë

Prindër lexojeni me kujdes! 8 faktorë që ndikojnë në
Duke qenë se vetëm një ditë na ndan nga viti i ri shkollor, për prindërit është rritur edhe shqetësimi në lidhje me ecurinë që fëmija do të ketë në mësime.

Sipas disa studimeve fëmija do të mësojë më shumë nëse:

Fëmija do të ketë një vetëvlerësim të mirë për veten. Nëse ai do të ketë besim tek vetja do ta ketë më të lehtë të besojë se edhe detyrimet që ka do të jetë në gjendje ti realizojë. Për ta bërë fëmijën të ketë besim tek vetja duhet që ju fillimisht të keni besim tek ai.
Është e rëndësishme që fëmija të dijë të kontrollojë problemet që i dalin përpara. Që ta bëni fëmijën të ketë këtë aftësi duhet të favorizoni të qënit i pavarur.
Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht. Ata janë më të prirur për të pasur një ecuri të mirë në shkollë krahasuar me fëmijët që rriten nga dadot.
Gjumi është një favorizues i mirë i ecurisë në shkollë. Kjo është shumë e rëndësishme kryesisht edhe për fëmijët adoleshentë. Fëmija duhet të flejë mbi 8 orë gjatë natës.
Rëndësia e leximit të librave. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Boston fëmijët që rriten të rrethuar nga librat janë të prirur të mësojnë më shumë në shkollë.
Marrëdhënia me prindin. Nëse prindërit do të kenë një marrëdhënie shumë të mirë dhe të fortë mes tyre edhe fëmijët mund të mësojnë më tepër.
Emri i thjeshtë. Tingëllon e çuditshme, por sipas një studimi të kryer në Universitetin e New York, fëmijët me emër më të thjeshtë në shqiptim kanë ecuri më të mirë në shkollë.
Shkollat multietnike. Sipas Universitetit Columbia, fëmiëjt që studiojnë në shkollë multietnike kanë më shumë mundësi të kenë një ecuri më të mirë në shkollë, krahasuar me fëmijët e shkollave homogjene.

Horoskop