I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Lira Gjika/ Pediatre
Një nga çastet më të vështira të jetës së njeriut në fëmijëri është, kur nga fëmijë i vetëm gjendet me vëlla apo me motër. Fëmija shikon se të gjithë të rriturit interesohen për motrën apo vëllain e vogël.
Fëmija i parë shikon nënën që rri gjithë ditën me të voglin në krahë, e ushqen, i këndon, e ndërron, e lan, ndërsa këtë të madhin më shumë e largon apo i kërkon ta ndihmojë. Nëna e urdhëron ti sjellë peshqirin, shampon apo biberonin, që të kujdeset për të voglin dhe ta ruaj atë. Pale vijnë dhe vizita me peshqeshe për të parë të voglin dhe nuk mjafton kjo, por i thonë që tani u rrite u bërë vëlla apo motër e madhe. Sikur e kërkoi fëmija që të bëhej i madh prej vëllait apo motrës së vogël.
Ai apo ajo nuk do të bëhet i madh se erdhi motra apo vëllai por se do të rritet si babi dhe mami. Fëmija i parë ndihet i trishtuar dhe i braktisur. Dhe ç’ është më e keqja mendon se nuk e duan më dhe se ai nuk vlen prandaj bënë këtë të dytin. E pushton një inat dhe tmerr i vërtetë, si mund të jetojë pa qenë i dashur nga nëna dhe babai i tij.
Kujdes prindër fëmijën e parë kur vjen fëmija i dytë. Mos i kërkoni ta dojë vëllain apo motrën pasi ende nuk di të dojë. Tregojini se pasi ta njohë dhe vëllai apo motra të rritet, do të luajnë dhe bashkë. Tregojini se edhe ju keni pasur dyshime të tilla kur ishit të vegjël, nëse ju donte mami dhe babi më pak se motrën apo vëllain, por shpejt kuptuat që nëna dhe babai ju donin secilin nga ju njëlloj pasi ju kishin fëmijët e tyre dhe secilin prej jush e donin si fëmijë më vete.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...