I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin. Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen. Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza. Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronshitit, azmës, fibrozës cistike dhe alergjive. Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çajra bimorë e të tjerë. Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive. Sipas informacioneve një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.
Përbërësit:
Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur,
Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur
Çerek filxhani çaji (100 ml) me uthull molle të pafiltruar
3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë,
Çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni.
Përgatitja
Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit. Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi. Konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me rradhë. Njerëzit që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastekë. Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Ju duhet të shkoni te mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...