News / 19 Shtator 2024, 17:41

Bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e mëparshme, Adelina Tahiri tregon marrëdhënien me të

Bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e mëparshme,

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me krizën që ka pasur me bashkëshortin e saj. Këtë ajo e ka pranuar edhe në ““Studio A” në ATV”.

Ajo tha se edhe pse kanë pasur disa vështirësi, tashmë çifti duket se i ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe janë sërish të lumtur bashkë.

Pjesë nga biseda:

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e mëparshme,

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.

Bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e mëparshme,

Horoskop