News / 19 Shtator 2024, 20:49

Si po planifikon Princi Harry t’i shpenzojë miliona dollarët që mori dhuratë për ditëlindjen e tij

Si po planifikon Princi Harry t’i shpenzojë miliona dollarët

Është shkruar shumë për ditëlindjen e 40-të të Princit Harry dhe akoma më shumë për disa milionë dollarët që ai mori si dhuratë mbretërore. Më 15 shtator, Duka i Sussex-it mbushi 40 vjeç, gjë që e kualifikon atë për të marrë nga 7 milionë deri në 8 milionë dollarë nga një grant që u krijua nga Nëna Mbretëreshë kur ai ishte 10-vjeç.  Sili i jetesës së Sussexes është mjaft i shtrenjtë. Deri më tani, çifti, i cili bleu rezidencën e tyre luksoze Montecito e cila përfshin nëntë dhoma gjumi, një pishinë, fushë tenisi, bodrum vere, palestër dhe bibliotekë për 12 milionë dollarë, vlerësohet se po shpenzojnë qindra mijëra dollarë në vit për kostot nga stafi te mirëmbajtja.

“Shpenzimet shtohen shpejt, por edhe jetesa luksoze”-tha një ekspert i pasurive të paluajtshme për revistën Fabulous. “Përshtatja dhe mirëmbajtja e duhur e një hapësire kaq të madhe kërkon para të konsiderueshme”-shtoi ai në intervistë, duke argumentuar se me të gjitha gjasat milionat e mbledhura nga Princi Harry do të investohen për rinovimin e rezidencës së tyre.

Rikujtojmë, se së fundmi Familja mbretërore hodhi poshtë spekulime se e prenë fotografinë e Princit Harry ku pozonte edhe Meghan Markle pranë tij në një postim me të cilin i uruan atij ditëlindjen në rrjetet sociale. Një zëdhënës i Buckingham Palace këmbënguli se imazhi i vitit 2018 i shpërndarë në llogaritë zyrtare nuk ishte ndryshuar në asnjë mënyrë dhe ishte përdorur në formatin që ata e morën nga një agjenci fotografike.

Gazeta vuri në dukje se Duka i Sussex u fotografua nga disa kënde të ndryshme, si me dhe pa Meghan Markle dhe versionet origjinale dhe të prera u ngarkuan në Getty Images në atë kohë. Një burim mbretëror i thotë gjithashtu ‘Page Six’ se pretendimet se Markle u pre nga fotografia janë të pabaza, pasi Harry-t iu bënë shumë foto atë ditë. Spekulimet u përhapën kur njerëzit aluduan se Dukesha e Sussex ishte hequr nga fotografia, të cilën e kishte publikuar familja mbretërore, për të uruar Princin Harry për 40-vjetorin e lindjes.

Horoskop