Doktoreshë Edlira Rehovica tregon çfarë duhet të dinë të gjitha vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Këngëtarja Lady Gaga ka sqaruar për herë të parë pse nuk pranoi kurrë t'i përgjigjej thashethemeve që dikur fansat e bënë mashkull. Në fillim të karrierës së Gaga-s, këngëtarja ishte subjekt i spekulimeve se ajo ishte në të vërtetë një burrë, dhe madje u pyet për teoritë e konspiracionit në një intervistë me Anderson Cooper në 2011.
"Shumë artistë do të kishin dhënë një lloj deklarate duke thënë "Kjo nuk është absolutisht e vërtetë", por ju përkundrazi argëtoheshit me këto thashetheme" tha gazetari.
Gaga, 38 vjeçe, ngriti supet plotësisht e pashqetësuar: Ndoshta po. A do të ishte kaq e tmerrshme? Pse dreqin do të humbisja kohën time dhe të jepja një deklaratë për shtyp ku të shpjegoja nëse kam apo jo penis?
Duke folur për serialin e ri 'Çfarë vjen? E ardhmja me Bill Gates”, Gaga u përgjigj: Arsyeja pse nuk iu përgjigja kurrë kësaj pyetje ishte sepse nuk u ndjeva kurrë e viktimizuar.
Gaga aktualisht është duke promovuar filmin e saj të ri, vazhdimin e Joker, së bashku me Joaquin Phoenix. Ajo gjithashtu pritet të publikojë albumin e saj të gjashtë solo në vitin 2025 dhe është përfolur shumë se do të jetë titullare e Glastonbury 2025.
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...