Astroliving / 26 Shtator 2024, 18:22

Nuk do t'ua falnin kurrë, këto shenja horoskopi nuk duhet t'i tradhtoni asnjëherë!

Nuk do t'ua falnin kurrë, këto shenja horoskopi nuk duhet

Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj tradhtisë. Disa mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa të tjerët nuk i japin më asnjë shans tjetër partnerit të tyre. Këto janë shenjat e zodiakut të cilat më mirë do të bëni të mos i tradhtoni sepse nuk ka më kthim pas…

Dashi
Dashi, nëse mëson që dikush i ka tradhtuar, pikërisht për shkak të krenarisë vetjake do të fillojë të planifikojë hakmarrjen – në qetësi, natyrisht, mirëpo kur fillojnë me sjelljen hakmarrëse, bëjnë kaos rreth vetes.

Akrepi
Nëse e tradhtoni Akrepin, më mirë është që t’i tregoni vetë menjëherë, sepse nëse e mëson nga dikush tjetër, ju pret periudhë shumë ‘helmuese’ në jetën tuaj.

Shigjetari
Personat e kësaj shenje përpiqen t’i mbajnë gjithë penjtë në jetën e tyre, mirëpo nëse mësojnë që diçka nuk është siç duhet, e humbin krejtësisht durimin. Tradhtia është njëra ndër këto situata.

Luani
Nëse mëson për tradhtinë, Luani të njëjtin çast i paketon gjërat e veta dhe e braktis personin i cili nuk i ka ndenjur besnik. Atëherë nis drama dhe sjellja e pamëshirshme, mirëpo Luani gjithsesi do të ruajë sekretin e vet nga sytë e të tjerëve. Luanët nuk duan që të tjerët të dinë për problemet e tyre. Prandaj do të veprojnë mjaft qetë në mënyrë që tjerët të mos dëgjojnë, mirëpo edhe mjaft zëshëm që të dëgjojë ai që duhet.

Horoskop