Dy infermiere me origjinë shqiptare takojnë Parashqevinë, Elton Ilirjani: "Mos e bëni më"
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Me uljen e temperaturave bëni eksperimente me perimet që keni në shtëpi, do të jetë gjithmonë e shijshme!
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle gjalpë, 1 qepë e grirë imët, 1 thelb hudhër, 300g brokoli të pastruar, 1 petë sfoliatë, 200g mocarela, 4 vezë, 300ml qumësht, 1 lugë çaji kripë, ½ lugë çaji piper i zi.
PËRGATITJA:
Nxehim furrën në 175 gradë C.
Në zjarr të ngadaltë shkrijmë gjalpin, shtojmë qepën, hudhrën dhe si të jenë zbutur pak, shtojmë brokolin.
Petën e presim në formë rrethore, dy gisht më të madhe se diametri i tavës. Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim petën.
Mbi të shtojmë perimet e mësipërme. Në një tas rrahim vezët me qumështin, i shtojmë djathin, kripën e piperin dhe e hedhim
mbi perimet. E pjekim në furrën e nxehtë për 35 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet për minimum 10 minuta para se ta shërbejmë.
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetj...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh d...