Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë- Verë 2025
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Nëse fëmija juaj ka ADHD (çrregullimi i përqëndrimit dhe hiperaktiviteti), ju e dini se disa ditë janë më të vështira se të tjerat.
Disa fëmijë me këtë çrregullim kanë vështirësi me aftësinë për t'u përqendruar, organizuar dhe përmbushur qëllimet, aftësitë e nevojshme për të funksionuar në jetën e përditshme. Ata mund të flasin shumë, të ndërpresin të tjerët ose të bëjnë zhurmë në klasë; këto janë vetëm disa nga zakonet e tyre.
"E rëndësishme është që me kalimin e kohës, truri i fëmijëve me ADHD arrin zhvillimin normal strukturor," thotë psikologia Sharon Saline. Fëmijët me ADHD shpesh ndihen të keqkuptuar, të gjykuar ose të turpëruar, por me mbështetje, ata mund të zhvillohen më së miri.
Këtu janë katër gjëra specifike që një fëmijë me ADHD dëshiron që prindërit apo njerëzit që i rrethojnë të dinë përpara se të reagojnë ndaj një situate apo sjelljeje të caktuar.
1. Kur prindërit janë të mërzitur, edhe fëmijët mërziten
Kur ndodhin momente frustruese me fëmijën, prindërit fillojnë të menaxhojnë së pari ndjenjat e tyre. Veprimet fizike, ndoshta zëri më i lartë ose gjaknxehtësia, të gjitha ndikojnë për keq te fëmijët me ADHD. Kur ju mërziteni, edhe fëmijët mërziten.
2. Fëmijët (dhe prindërit) kanë nevojë për dhembshuri
“Pyetni veten se si është të ecësh një ditë me këpucët e tyre,” thotë psikologia Saline. I takon prindërve t'i ndihmojnë ata të pranojnë tiparet e tyre.
3. Fëmijët duan të marrin vendime
“Fëmijët me ADHD në të vërtetë nuk duan që t'u thuhet se çfarë të bëjnë," thotë Saline. Ata kalojnë gjithë ditën duke dëgjuar udhëzime që nuk kanë domosdoshmërisht kuptim për trurin e tyre. "T’i detyrosh ata që t'i përmbahen sistemit tuaj organizativ është përpjekje e dështuar. Ndaj, lërini të marrin vetë disa vendime," përfundon psikologia.
4 Fëmijët ndihen krenarë kur prindërit i vlerësojnë sukseset e tyre
Fëmijët me ADHD duan prova me fjalë, edhe kur nuk ia dalin. "Ne duam që fëmijët të shohin përpjekjet e tyre, në mënyrë që të përmirësohen me kalimin e kohës," thotë Saline.
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetj...