Doktoreshë Edlira Rehovica tregon çfarë duhet të dinë të gjitha vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Obeziteti është kthyer në një epidemi në vendet mesdhetare përfshirë edhe Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se 1 në 5 adoleshentë në vendin tonë janë obez. Një studim i kryer nga Ekspertët e ISHP ka marrë në analizë faktorët e riskut dhe kanë zbuluar se obeziteti ndikohet nga shtatzënia, kohëzgjatja e saj dhe pesha e lindjes.
Sipas të dhënave, prevalenca e obezitetit është 11.2% tek fëmijët e lindur përpara javës së 37 të shtatzënisë, për të shkuar 13.8% tek lindjet në kohë dhe 25.3% tek foshnjat që lindin pas javës së 42 të shtatëzanisë.
“Në studimin që ne kemi bërë tek fëmijët obez është parë se fëmijët që kanë lindur mbi 4 kg dhe që kanë lindur pasi ka kaluar kohëzgjatja e shtatëzanisë normale, të gjithë këta fëmijë kanë një prevalencë më të madhe të obezitetit sesa fëmijët e lindur me peshë normale”, Jolanda Hyska specialiste ISHP
Një tjetër gjetje e studimit është se Obesiteti prek 20% të fëmijëve që nuk janë ushqyer kurrë me gji dhe vetëm 14% të atyre që janë ushqyer me gji më shumë se 6 muaj.
“Nënat që nuk i kanë ushqyer fëmijët fare me gji, sot fëmijët e tyre kanë shumë më tepër obezitet se sa fëmijët që janë ushqyer me gji të paktën 6 muaj, themi me bindje që ushqyerja me ekskluzive me gji dhe vazhdimi i ushqyerjes me gji si në të gjitha evidencat ndërkombëtare dhe në studimin tonë është një nga faktorët mbrojtës për të luftuar dhe për të mos lejuar vendosjen e obezitetit”, Jolanda Hyska specialiste ISHP.
Ekspertët kanë dalë në përfundimin se mbipesha dhe obeziteti fëminor janë sfidat kryesore të shëndetit publik, dhe që kanë një ndikim të menjëhershëm në shëndetin, fizik dhe mendor, arritjet mësimore dhe cilësinë e jetës së fëmijës. Këto janë arsyet që ata sugjerojnë parandalimin e rrisqeve që cojnë fëmijët drejt obeziteti.
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...