Doktoreshë Edlira Rehovica tregon çfarë duhet të dinë të gjitha vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Një ngjarje emocionuese ka ndodhur në Greqi, kur një nënë shqiptare arriti të takonte djalin e saj pas të paktën dy dekadash pa asnjë kontakt. Historia e Petritit, i cili në Greqi njihej si Petros Koutsoukis, u bë publike disa javë më parë, pasi ai doli në media për të kërkuar ndihmë në gjetjen e familjes së tij. I prekur nga amnezia autobiografike, Petros nuk mbante mend asgjë nga e kaluara e tij, duke i humbur plotësisht kujtimet e identitetit dhe jetës së mëparshme.
Fillimisht, autoritetet menduan se ai ishte shtetas grek, por një telefonatë nga një shqiptar i cili e kishte njohur dikur, zbardhi të vërtetën. "Kam punuar me të 20 vite më parë, ai është shqiptar," tha ai gjatë një telefonate që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve.
Pas kësaj, filloi një kërkim i ethshëm për të gjetur familjen e tij, që kulmoi me një takim emocional mes Petros dhe një gruaje nga Shqipëria, e cila udhëtoi drejt vendit fqinj dhe e identifikoi menjëherë si djalin e saj të humbur, Petritin. "Ai është djali im. Nuk kam asnjë dyshim," deklaroi ajo mes lotëve, e shoqëruar nga djali i saj tjetër.
“Nëna” sipas emisionit LIVE NEWS ka dëshmuar për GADA: “Jam nënë e katër fëmijëve. Ne jetojmë në Këlcyrë, Shqipëri. Në vitin 1990 Petriti u largua nga Shqipëria me të tjerë dhe erdhi në Greqi. Ne mbajtëm kontakte deri në vitin 1995 dhe ai më dërgonte letra, në të cilat më thoshte se jeton dhe punon në Kalamata të Mesinisë. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ai pushoi së komunikuari, por kam dëgjuar për të nga një bashkëfshatar që jetonte në Ekali. Më tha se Petriti kishte disa probleme shëndetësore.
Kur erdhi djali tjetër në Greqi, e thirri Petritin por ai u përgjigj se nuk është Petriti dhe se nuk na njeh. Pak ditë më parë e pamë në televizor duke kërkuar familjen e tij. E kuptova menjëherë se ishte djali im. Nuk kishte ndryshuar që atëherë. Unë kurrë nuk e kisha raportuar djalin tim të zhdukur”.
Përkundër faktit që autoritetet do të kryejnë një test ADN për të konfirmuar lidhjen familjare, nëna e Petrosit është e bindur se ai është djali i saj. "E njoha menjëherë kur e pashë në televizor. Ai nuk kishte ndryshuar shumë që atëherë," tha ajo, duke kujtuar me mall kujtimet e fundit të tij para zhdukjes.
Ngjarja e bashkimit të tyre ka prekur zemrat e shumë njerëzve, ndërsa historia e humbjes dhe gjetjes ka nxjerrë në pah fuqinë e shpresës dhe dashurisë familjare.
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...