News / 29 Shtator 2024, 09:07

6 gabime që nuk duhet t'i bëni më në fundjavë

6 gabime që nuk duhet t'i bëni më në fundjavë

Fundjava është kohë kur duhet të çlironi stresin e akumuluar gjatë gjithë javës në punë apo kudo tjetër, kështuqë duhet ta planifikoni mirë që të kënaqeni. Ndaj këto 6 gabime mos i bëni kurrë të shtunave dhe të dielave.

Fjetja tepër vonë

Jeta sociale e fundjavës mund të kërkojë ndryshime të mëdha në oraret e fjetjes. Qëndrimi deri në orë të vona të natës dhe fjetja deri në orë të vona të ditës së nesërme mund të bëjë që të ndjeheni më të lodhur dhe ta keni të vështirë të riktheni në oraret normale të fjetjes gjatë gjithë javës. 

Ky fenomen i përngjan efektit të ndryshimit të kohës kur fluturoni nga Europa në Amerikë ditën e premte dhe kur ktheheni përsëri në Europë ditën e hënë. Për ta evituar këtë efekt, përpiquni të mos e ndryshoni orarin tuaj normal të gjumit më shumë se një orë.

Ngrënia e tepërt

Normalisht, në fundjavë hahet jashtë, pihen pije dhe hahen ëmbëlsira, gjë që ndryshon regjimin tuaj të zakonshëm ushqimor. Prishja e regjimit ushqimor në fundjavë mund të sabotojë përpjekjet tuaja për të rënë në peshë, duke rritur kështu sasinë e marrë të kalorive.

Marrja me punën e prapambetur në fundjavë

Përpara se të uleni në shtëpi ditën e shtunë mbasdite përpara kompjuterit për t'iu përgjigjur mesazheve të grumbulluara, duhet ta kuptoni se shfrytëzimi i kohës për t'u relaksuar ju bën shumë më produktivë. E shtuna dhe e diela duhet të jenë ditët e qetësimit të trurit.

Kalimi i fundjavës me blerje ushqimesh dhe punët e shtëpisë

Në vend që t'i kaloni të shtunën dhe të dielën tuaj me pazar dhe punët e shtëpisë, mundohuni që çdo mbrëmje të javës të merreni 30 minuta me pazar, larje rrobash apo pastrim të shtëpisë, në mënyrë që gjatë fundjavës të keni kohë të lirë për t'u dëfryer dhe qetësuar. Kalimi i fundjavës me blerje dhe punë shtëpie nuk do t'ju lerë të ndjeheni të çlodhur e të freskët të hënën në mëngjes.

Stresi i së dielës

Stresi i së dielës është i vështirë për t'u evituar, nëse e dini se ju pret një javë e ngjeshur me punë, por ju mund ta evitoni kalimin e gjithë ditës së diel në gjendje stresi duke qenë aktiv dhe duke e kaluar kohën me njerëzit e afërt.

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë

Përdorimi i vazhdueshëm i kompjuterit mund të ketë pasoja negative për shëndetin, duke shkaktuar rënie të përqendrimit dhe produktivitetit apo probleme me gjumin dhe rritje të nivelit të stresit.

Shkëputja në fundjavë nga kompjuteri mund të ndihmojë për mbajtjen e stresit brenda kufijve të kontrolluar si dhe për maksimizimin e relaksit tuaj të fundjavës. 

Përpiquni të mos përdorni teknologjinë një ditë, një mbasdite apo edhe të paktën një orë në fundjavë, për t'u marrë me një aktivitet në natyrë apo jashtë shtëpisë me të dashurit tuaj!

Horoskop