Dikur ankoheshin vetëm të moshuarit, sëmundja e syve që po prek vitet e fundit edhe fëmijët
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Sëmundjet e zemrës janë një ndër problematikat kryesore më të cilat po përballen njerëzit sot, kryesisht moshat e reja.
Sot në ditën botërore të zemrës, shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Altin Veshti ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe zbulimin në kohë të problemeve shëndetësore.
“Do them një këshillë për të gjithë, kultura mjekësore për të zhvilluar vizita për zemrën. Çdo njeri duhet të paktën të ketë bërë një vizitë midis moshës 40-50 vjeç. E mira është ta bëjnë edhe më parë, se sot po shohim gjithnjë e më shumë një ulje të moshës të pacientëve që kanë probleme me zemrën dhe unë nuk dua dhe nuk do doja të dëgjoja më njerëz që thonë me krenari në moshën 70-vjeçare, unë s’kam bërë asnjë vizitë, është hera e parë që shkoj tek mjeku. Kjo është diçka që duhet të zhduket nuk kultura jonë”, thotë mjeku Veshti.
Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë thotë se shërbimi merret në çdo spital shtetëror, të cilat ofrojnë eko dhe EKG zemre (elektrokardiograf). Veshti shprehet se nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë.
“Nga veriu në jug, ekzistojnë të gjitha mundësitë në spitalet shtetërore për të bërë vizita për zemrën, për të parë ca niveli jemi. Duhet absolutisht një eko, EKG. Nga veriu në jug në gjitha spitalet i kanë të gjitha mjetet njerëzit, për të parë në ca pike janë me zemrën. Çdo marrje fryme, dhimbje gjoksi, mbi moshën 45-50 vjeçare duhet marrë seriozisht dhe duhet përjashtuar zemra e para. Gjenetika ose trashëgimia. Faktorë të tjerë të rrezikut mbeten gjithmonë duhani që është faktori i parë, diabeti, jeta sedentare, edhe këtë kulturë nuk e kemi të shpërndarë. Një ditë e rregullt jo e bazuar në yndyra. Kapja në kohë eviton shumë komplikime ”, vijon shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë.
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Erdhi sërish fundjava për të zbuluar yjet që morën të gjithë vëmendjen këto ditë. Personazhet për t&eu...
Flokët që bien këtë periudhë janë tema kryesore në bisedat shoqërore. Dikush fajin ia hedh ndërrimit të stin...