"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Sara gjordeni, ish- konkurrentja e Big Bother VIP Albania, e cila është në pritje të ëmbël të vogëlushes së saj, ka bërë një postim për ndjesitë e momentit. Ndërkohë që ditët e lindjes së vajzës janë shumë afër Sara ka shkruar në instagram disa fjalë zemre që çdo nënë i ndjen për vogëlushët e vet.
“Hej Mam. Ka ngelur pak kohë derisa ti të vish, e unë ndihem në faj që ndonjëherë nuk flas për ty mjaftueshëm. A e di mam, ditët kanë ndryshuar, nuk gdhihem e as fle më njësoj, orët kanë tjetër ndjesi, e pikërisht këto ndjesi, zgjasin një përjetësi orësh. Ka çaste që dita ndal trësisht, ashtu siç ndal zemra ime momentet kur ti nuk lëviz e shkrin sërish kur mi vret brinjët me kembët e tua të vogla. Ti nuk e di ende, por mami është në gjendje të durojë nga ti shumë më tepër dhimbje sesa ato këmbët e vogla që më trembin e më zgjojnë nga gjumi mes natës. Nuk e dija si është të jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si është të dashurohesh çmendurisht pas një krijese që ende as e ke parë, këto po mi mëson ti e vogla ime, mami po rritet bashkë me ty. Më beso që ndiej sikur je ti ajo që po më rrit mua me shumë. Frika ime më e madhe kur hedh këto rreshta në ekran oj e vogël, është se po tingëlloj klishe dhe e mërzitshme si çdo prind i ri, po ata çfarëdo të shkruaj gjithësesi nuk e dinë se çfarë je ti për mua e ndoshta sdo e dinë kurrë. Kjo besoj për fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshëm, sërish ndihem sikur ska sasi librash që më mbush fjalorin aq sa për tu shprehur me fjalët që ti meriton të të them. Ti nuk je thjesht fëmija im e vogla ime, ti je 100 sfida të mamit të fituara njëherësh, je një luftë e madhe që mamit i ka kushtuar shumë lot, shumë fjalë, shumë dhimbje, shumë ndryshime, po në të njëjtën kohë moj mistrece shkelmuese, më ke dhënë ditë me diell, ëndrra, shpresë, jete! Po me çfarë të ti shpërblej unë ty këto? A do të mjaftojnë lodrat që do te blej o mamush? A do të kënaqin pushimet që do bejmë? A do të mjaftojë ty prania ime? Kujdesi im? A do jem unë e aftë të të jap ty aq sa për të kompensuar gjithçka ti më dhe mua? 100 pyetje në kokë e ëmbla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di që sapo të ti shoh sytë çdo gjë do marrë kuptim dhe do kem gjithë përgjigjet e botës, në krahët e mi … Të Dua o zog i bardhë! Mami“, ka shkruar Sara.
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...