"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje pse disa njerëz plaken më shpejt se të tjerët, ose ndryshe ky proces nuk është me të njëjtin ritëm tek të gjithë.
Sipas një studimi të vitit 2015 me rreth 1,000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973 (të gjithë 38 vjeç në atë kohë) ekzaminoi moshën biologjike në krahasim me moshën kronologjike në mënyrë që të kuptonte më mirë “ritmin e plakjes“. Në këtë studim, tek pjesëmarrësit u analizua presioni i gjakut, funksioni i organeve, kolesteroli, shëndeti i dhëmbëve dhe metabolizmi për të vlerësuar moshën biologjike të secilit pjesëmarrës.
Ata zbuluan se shumica kishin mosha biologjike që përputheshin me numrin e ditëlindjeve të tyre, por të tjerët kishin mosha biologjike shumë më të reja ose më të vjetra se mosha e tyre kronologjike.
Ndërsa shumica dukej se plakej me një ritëm normal, disa po plakeshin me një ritëm shumë të shpejtë, e ca të tjerë shumë ngadalë.
Autori i studimit Daniel Belsky, një asistent profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë dhe Qendrës për Plakjen e Universitetit Duke në SHBA shpjegoi: Ajo që gjetëm është një marrëdhënie e qartë midis të dukurit më të vjetër nga jashtë dhe plakjes më të shpejtë nga brenda.
Por, çfarë e shkakton një plakje më të hershme? Studiuesit shtojnë se është stili i jetesës, sëmundjet apo dhe mënyra si trajtohen nga njerëzit pranë tyre. Me këtë të fundit i referohemi gjendjes emocionale e cila ndikon tepër në pamjen e jashtme.
Kështu që, kujdesuni shumë për veten dhe mos lejoni asnjë energji negative t’ju ndikojë në shëndet!
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...