News / 30 Shtator 2024, 10:50

Mbyll sytë përgjithmonë legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja

Mbyll sytë përgjithmonë legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel

Legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja, ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.

I njohur ndryshe si “babai” i sportit të rrjetës, Koja ka lënë pas një punë të madhe në historinë e sportit shqiptar të përçuar gjithashtu në gjenerata të tëra. Ai ishte babai i stilistes së njohur shqiptare Ema Koja, të cilës i ka lënë një dhimbje të papërshkrueshme. Humbja e tij la pas trishtim jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar, pasi kishte një vlerë të rëndësishme kombëtare.

Homazhet për volejbollistin e ndjerë do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë. Ish-sportisti universal si atlet, basketbollist dhe volejbollist, kulmin e karrierës sportive e kishte si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ku vendosi diktatin e tij te kjo skuadër, kampione absolute në vitet ’70-’90 dhe ku arriti të hynte mes 4 më të mirave në Europë.

Gjithashtu ai ishte edhe trajner i ekipit kombëtar, por dhe një specialist i madh i volejbollit, ku dha një kontribut të vyer në disa klube në Shqipëri, por dhe jashtë saj.

Horoskop