News / 30 Shtator 2024, 17:48

Nga fotoja me Jennifer Lopez në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber, çfarë dihet për skandalin e reperit Diddy

Nga fotoja me Jennifer Lopez në shtrat, tek dyshimet për abuzim me

Prej disa ditësh tashmë rrjeti po “zien” për skandalin që ka përfshirë dhe ka çuar pas hekurave reperin e njohur Diddy. Një person me ndikim në botën e muzikës, por edhe i njohur për fuqinë e tij për shkak të reputacionit.

Mirëpo reperi i njohur në gjithë botën, tashmë po akuzohet për abuzim me burra dhe gra, dhunë seksuale për të përmbushur dëshirat e tij seksuale dhe fshehje të krimit.

Si u zbulua gjithçka:

Gjithçka u zbulua pasi ish e dashura e tij Cassie, e paditi Diddy për dhunë fizike dhe seksuale. Ajo tha se ishte dhunuar, përdhunuar dhe droguar nga reperi.

Edhe pse jo të gjithë e besuan. Ishin pamjet ata që do të “shembnin perandorinë” e Diddy. Kohë më pas qarkulloi një video  ku reperi shihej në korridorin e një hoteli duke dhunuar barbarisht të dashurën e tij, të cilën më pas e tërhoqi zvarrë.

Festat e Diddy

Si një personazh shumë i njohur, nuk kishte si të mungonin dhe festat e çmendura, me miqtë e tij apo edhe me njerëzit e muzikës.

Fotoja me Jennifer Lopez

Mirëpo nga ky skandal kanë dalë edhe emra shumë të njohur nga bota e muzikës. Siç është Jeniffer Lopez. E teksa lajmet për reperin kanë marrë “dhenë, në vëmendje po vijnë edhe marrëdhëniet që ka pasur me kolegët.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e JLo , e cila kanë pjesë e një prej festave të Diddy. Madje disa thonë se martesa e JLo dhe Ben Affleck përfundoi pikërisht për shkak të skandalit “Diddy”. Duket si një foto mes miqsh që kanë festuar në një mbrëmje, por po të kesh parasysh sfondin dhe të gjitha akuzat e ngritura ndaj reperit, hidhen hije dyshimi.

Nga fotoja me Jennifer Lopez në shtrat, tek dyshimet për abuzim me

Marrëdhënia me Justin Bieber

Nëj tjetër foto që ka ngritur shumë dyshime, ëhstë ajo e Diddy me Justin Bieber, i cili atë kohë ka qenë një adoleshent.  Ata kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë, pasi reperi e merrte Bieber dhe e “reklamonte” pothuajse kudo.

E teksa tashmë Diddy ëhstë përfshirë në këtë skandal, shumë janë në pikëpyetje nëse Justin, atëkohë veç një fëmijë, mund të jetë një nga viktimat e reperit. Dhe pse asgjë nuk është e konfirmuar.

Nga fotoja me Jennifer Lopez në shtrat, tek dyshimet për abuzim me

Edhe kënga e Justin Bieber “Lonely” sot shihet si një thirrje për ndihmë nga ai djali i vogël, dikur.

Qëndrimi i Diddy

Avokati i Sean ‘Diddy’ Combs ka bërë një deklaratë tronditëse në lidhje me akuzat për krime seksuale kundër reperit të njohur. Marc Agnifilo, avokati i 54-vjeçarit, ka theksuar se klienti i tij nuk ka në plan të pranojë fajësinë dhe është i vendosur ta luftojë çështjen nëpërmjet rrugëve ligjore.

Sipas Agnifilo-s, Combs është vënë në shënjestër për shkak të suksesit të tij dhe ngjyrës së lëkurës, duke e cilësuar procesin si të motivuar nga faktorë racorë. “Ky është një procedim i motivuar nga raca e tij, është vënë në shënjestër sepse ai është një burrë i suksesshëm me ngjyrë,” theksoi avokati.

Ndërkohë, Combs dëshiron të tregojë anën e tij të historisë në lidhje me sulmin e supozuar ndaj ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura, në vitin 2016. Reperi pritet gjithashtu të merret në pyetje për të ashtuquajturat "festa të bardha" të tij, të njohura për përfshirjen në aktivitete të pazakonta.

Më 16 shtator, Diddy u padit në New York City dhe u akuzua për një sërë krimesh, përfshirë shantazhin, trafikimin seksual dhe transportin e personave për qëllime prostitucioni. Sipas padisë, Combs dyshohet se ka detyruar viktimat e tij, përfshirë gra dhe persona të tjerë, të marrin pjesë në aktivitete seksuale që zgjatnin për periudha të gjata kohe. Akuza përfshin edhe një incident me Cassie, i cili është regjistruar nga kamerat.

Arrestimi i Combs ndodhi në Manhatan pas një hetimi të gjatë nga autoritetet federale për trafikim seksual. Gjatë këtij hetimi, janë kontrolluar edhe rezidencat e tij në Los Anxhelos dhe Majami. Reperi u paraqit në gjykatë të martën pasdite, ku procesin e ndoqën edhe tre djemtë e tij.

Në akuzë, Combs, themeluesi i "Bad Boy Records", përshkruhet si drejtuesi i një organizate kriminale që përfshihej në trafikim seksual, punë të detyruar, transport ndërmjet shteteve për prostitucion, përdorim të substancave të ndaluara, pengmarrje, zjarrvënie, ryshfet dhe pengim të drejtësisë.

Horoskop