Nga Kendall Jenner tek Selena Gomez, këto janë yjet e veshura më mirë të javës
Erdhi sërish fundjava për të zbuluar yjet që morën të gjithë vëmendjen këto ditë. Personazhet për t&eu...
Dashi
Dashi i dashur, Dielli dhe Mërkuri në pozicion të pafavorshëm ju sjellin pengesa, sidomos në vendin e punës. E enjtja dhe e premtja do të jenë veçanërisht të vështira, kur edhe Hënën do ta keni kundër. Lodhja dhe stresi, që vijnë edhe si pasojë e kalimit të pafavorshëm të Marsit në Gaforre, ju shtyjnë drejt zgjidhjeve impulsive! Mos harroni se Jupiteri ju premton dhe ju ndihmon të realizoni projektet tuaja afatgjata. Dita me fat e javës është e diela.
Demi
Demi i dashur, në sferën e dashurisë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të donit. Venusi në pozicion të pafavorshëm ju detyron të përballeni me të vërtetat që keni kohë që përpiqeni t'i shpërfillni, por që tani duhet t’i ballafaqoni medoemos me partnerin, edhe sikur të rrezikoni të ndaheni. Kujdes ditën e shtunë dhe të diel, kur Hëna armike do t’jua bëjë edhe më të vështirë komunikimin me partnerin. Dita me fat e javës është e hëna.
Binjakët
Të dashur Binjakë, ky është një moment i mirë për ju, për sa i përket sferës profesionale. Jupiteri në shenjë dhe kalimi i favorshëm i Mërkurit në Peshore ju ndihmojnë të kryeni një negociatë të rëndësishme ose të merrni më në fund përgjigjen ose mirënjohjen që prisnit. Mundësi të reja do të shfaqen në horizont. Ditët kyçe të javës janë e hëna, e mërkura dhe e enjtja. Dita më me fat e javës është e mërkura.
Gaforrja
Të dashura Gaforre, në këtë periudhë ju keni një avantazh në dashuri: Venusi në shenjën e Akrepit ju dhuron pasion dhe mirëkuptim me partnerin, që nuk e kishit parë prej kohësh. Veçanërisht fundjava, me Hënën e favorshme, do të jetë plot emocione! Megjithatë, do të keni disa shqetësime të tjera në lidhje me punën aty nga mesi i javës, mund t’ju dalin pengesa ose të lindin mosmarrëveshje në zyrë. Dita me fat e javës është e shtuna.
Luani
Të dashur Luanë, Mërkuri i bukur, që kalon në shenjën e Peshores, ju ndihmon të arrini rezultate të shkëlqyera në punë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për t’i lënë përshtypje të mira një shefi ose klienti ose për krijimin e aleancave të reja. Do të jeni më bindës se kurrë! Në dashuri, megjithatë, Venusi i pafavorshëm rrezikon të shkaktojë zënka dhe debate. Sidomos në fundjavë mund të ndiheni nervozë. Dita me fat e javës është e mërkura!
Virgjëresha
Të dashura Virgjëresha, të hënën dhe të martën Hëna e mrekullueshme do të shkëlqejë në qiellin tuaj, gati për t'ju sjellë fat! Veçanërisht dashuria do t'ju japë kënaqësi të madhe, edhe falë mbështetjes së Venusit në transit në shenjën superpasionante të Akrepit... Në punë duhet të jeni të durueshëm: ndryshimet po ndodhin dhe, edhe nëse jeni nga ata njerëz që i duan të gjitha ose asgjë, nuk ia vlen të nxitosh, por të prisni që gjërat të ecin vetë. Dita me fat e javës është e hëna.
Peshorja
Të dashura Peshore, ky është një moment vërtet me fat për shenjën tuaj, duke qenë se mund të mbështeteni në lidhjen e dyfishtë të Diellit dhe Mërkurit, të cilit i bashkëngjitet të mërkurën dhe të enjten edhe Hëna! Nëse prisni një përgjigje apo konfirmim në punë, më në fund mund ta keni dhe do të befasoheni për mirë. Marsi në transit të pafavorshëm, megjithatë, ju bën të ndiheni pak më të lodhur. Dita me fat e javës është e enjtja.
Akrepi
Të dashur Akrepa, edhe këtë javë mund të shijoni praninë e Venusit në shenjë, që ju rendit në krye të klasifikimit në sferën e dashurisë. Nëse jeni tashmë në çift, do të kaloni çaste të bukura dhe emocionuese në praninë e partnerit, ndërkohë beqarët mund të kenë takime që janë të destinuara të zgjasin. Fundjava do të jetë veçanërisht romantike, kur Hëna do t’i bashkohet Venusit në shenjë! Në punë, megjithatë, mund të ketë tensione aty nga mesi i javës. Dita me fat është e shtuna.
Shigjetari
Të dashur Shigjetarë, megjithëse Jupiteri në pozicion të pafavorshëm po ju vë në provë, veçanërisht në lidhje me sferën profesionale, kalimi i favorshëm i Mërkurit ju sjell disa mundësi të bukura ose takime stimuluese që mund t'ju tregojnë një rrugë të re, ndoshta më të përshtatshme për ju. Ditën e hënë dhe të martë Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Është më mirë të shtyni diskutimet dhe përballjet për të mërkurën dhe të enjten. Dita me fat e javës është e enjtja.
Bricjapi
Të dashur Bricjapë, transiti i gjatë i Marsit në shenjën e Gaforres po ju vë në provë: ju ndiheni pa dyshim të lodhur, si nga pikëpamja fizike ashtu edhe psikologjike, dhe, aty nga mesi i javës me Hënën në pozicion të pafavorshëm, situata vetëm sa do të përkeqësohet. Për fat të mirë do të keni mbështetjen e Venusit, që do t’ju ndihmojë të gjeni paqe dhe qetësi në shoqërinë e një personi të veçantë. Dita me fat e javës është e marta.
Ujori
Të dashur Ujorë, kjo nuk është një periudhë me fat në dashuri: Venusi duke kaluar transit në shenjën "armike" të Akrepit sjell një ndjenjë mbytjeje në jetën tuaj në çift, ndërkohë që për ju liria është me të vërtetë e rëndësishme. Në fundjavë, me Hënën e pafavorshme, mund të lindin edhe momente mjaft të nxehta tensioni. Më mirë të synoni dialogun me partnerin në ditët më të qeta të së mërkurës dhe të enjtes. Dita me fat e javës është e mërkura.
Peshqit
Të dashur Peshq, java juaj fillon me dy ditë të ngarkuara, në të cilat gjithçka do të duket se po shkon keq. Por, mos u shqetësoni, është vetëm Hëna në pozicion të pafavorshëm. Duke filluar nga e mërkura situata do të përmirësohet ndjeshëm. Venusi i favorshëm ju sjell fat në fushën e ndjenjave: çiftet do të ndihen më të afërt se kurrë, ndërsa për beqarët mund të ketë takime që mund të mos zgjasin shumë, por janë shumë pasionante! Dita me fat e javës është e diela!
Erdhi sërish fundjava për të zbuluar yjet që morën të gjithë vëmendjen këto ditë. Personazhet për t&eu...
Flokët që bien këtë periudhë janë tema kryesore në bisedat shoqërore. Dikush fajin ia hedh ndërrimit të stin...
Avokati i Sean P. Diddy, Mark Agnifiko ka zbuluar detaje nga jeta pas hekurave e reperit i cili është akuzuar si organizatori i shumë veprave kri...