News / 30 Shtator 2024, 20:52

Lana del Rey u martua me të pas vetëm një muaji lidhje, ish e dashura e udhërrëfyesit të aligatorëve: Jam e shokuar!

Lana del Rey u martua me të pas vetëm një muaji lidhje, ish e

Lana Del Rey ka nxitur reagime me martesën e saj të papritur me Jeremy Dufrene.

Tani, ish e fejuara e udhërrëfyesit të aligatorit ka shprehur “tronditjen” e saj për dasmën e tyre të papritur. Kelli Welsh, e cila ishte e fejuar me 49-vjeçarin për 12 vite, ka mbetur e befasuar pasi mësoi se ai  u martua me këngëtaren e popit pas vetëm një muaji lidhje.

“Jam në shok sepse ishim të fejuar për 12 vjet, dhe ai u martua pas një muaji”, u shpreh ajo  për Daily Mail të shtunën. Pavarësisht se u befasua nga dasma e papritur e Del Rey, Welsh nuk ka asgjë tjetër veçse urimet më të mira për të sapomartuarit.

“Por unë jam e lumtur për të. Ai është një njeri shumë mbrojtës, punëtor, burrëror. Ai duhej të dilte nga zona e tij e rehatisë. Ai ishte mësuar me jetën dhe të qenit jashtë në moçal. Ai e meriton këtë bekim”, shtoi 45 vjeçarja për ish-partnerin e saj.

Jeremy u takua me Kelly në shkollë të mesme, por u ndanë pas një viti. Ata më vonë rindezën romancën e tyre në vitin 2011 pasi Dufrene u divorcua nga gruaja e tij e parë, me të cilën ka dy djem dhe një vajzë.

Ndërkohë, këngëtarja u takua për herë të parë me udhërrëfyesin në vitin 2019 gjatë një turneu me varkë. Duke qenë se Del Rey kryesisht e mban jetën e saj personale larg vëmendjes, nuk dihet shumë për marrëdhënien e tyre.

Megjithatë, bazuar në deklaratën e Welsh, Lana duket se shkëmbeu betimet me Dufrene pas vetëm një muaji takim. “Unë do të them se ai me të vërtetë duket i lumtur me të,” vazhdoi ajo, duke shtuar. Ai është vërtet i dashuruar me të.”

 

Horoskop