Doktoreshë Edlira Rehovica tregon çfarë duhet të dinë të gjitha vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Këngëtari dhe kompozitori Armend Rexhepagiq ishte i ftuar në një intervistë televizive në “Canape” T7, ku ka folur për jetën e tij sociale dhe atë profesionale.
Vëmendjen më të madhe e morën përgjigjet teksa Rexhepagiq foli për marrëdhënien e tij bashkëshortore dhe ndjesinë e të mos qenit ende baba. Ai është shprehur se nuk ka pasur dëshirë të ketë kurrë fëmijë dhe kjo ka qenë një zgjedhje edhe e bashkëshortes së tij.
Biseda në studio:
E ke pasur instiktin e të qenurit baba?
Armend Rexhepagiqi: Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë.
Pse Armend?
Armend Rexhepagiqi: Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur. Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë.
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...