News / 1 Tetor 2024, 11:43

Gjyshja 55 vjeçare në Kretë sjell në jetë nipin

Gjyshja 55 vjeçare në Kretë sjell në jetë nipin

Duket e çuditshme, por një nën në Kretë të Greqisë është përpjekur që të shtojë lumturinë në jetën e vajzës së saj. Gjyshja 55 vjeçare ka sjellë në jetë nipin e vetë përmes surrogacisë.

Ajo solli në jetë një djalë shumë të shëndetshëm dhe lajmin e ka bërë të ditur gjinekologu i saj.

Gjyshja 55 vjeçare në Kretë sjell në jetë nipin

Përgatitja zgjati dy vjet me operacione, ekzaminime dhe komisione për miratime. Mjeku pohon se vështirësitë fizike, mosha dhe korniza të rrepta ligjore kanë qenë vështirësitë që kanë hasur gjatë këtij procesi.

“Transferimi i dytë i embrionit ishte i suksesshëm. Shtatzënia ishte me rrezik të lartë, por vullneti ishte më i lartë dhe durimi i përjetshëm. Gjyshja zëvendësuese ishte një “ushtare”. Ajo ndoqi saktësisht atë që thamë dhe më në fund shkuam për të lindur. Lindi një djalë 3500 gramë“, thotë gjinekologu.

Horoskop