News / 1 Tetor 2024, 14:59

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një përrallë

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Ideja & Realizimi: Santana Çomora
Fotografia: Armand Habazaj
Modele: Elda Toska
Fashion Editor: Niko Komani
Redaktore përgjegjëse: Xhoia Dumi
Grimi & Flokët: Suela Cangu
Dizajn grafik: Aldo Beshiri

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Ja ku jemi përsëri, si një vit më parë me Qeeboo dhe me dizajnet abstrakte të kësaj marke të njohur, të cilat krijojnë figura të shumta e unike, duke i shndërruar ambientet tona familjare në një botë surreale.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Lidhja e fortë e natyrës me njeriun është dhe filozofia e këtij brandi italian, i cili bën bashkë elemente dhe personazhe të njohur (si Mickey Mouse ) që për mua do të ishin edhe frymëzimi i kopertinës së radhës. Ideja e kreatorëve të kësaj marke avangardë është që çdo objekt i realizuar të mund të riinterpretohet gjithmonë për të fituar një “jetë të 2-të”, sa më argëtuese dhe shumëngjyrëshe në mënyrën e përdorimit.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Orenditë imagjinare, koncepte të reja e nga më të ndryshmet, me prezencën e unikalitetin karakterizues, dashur pa dashur frymëzojnë çdokënd. Na frymëzojnë dhe neve, për të sjellë tek lexuesit tanë një editorial ndryshe, që nga përzgjedhja e veshjeve, duke i përshtatur me ato të viteve 80-të e duke na kthyer pas në kohë. Fashion Editor-i ynë Niko Komani evokoi pikërisht këtë periudhë me disa prej veshjeve “kult” të asaj epoke. Ngjyra të ndezura, vata të gjera, fustane me jaka të mëdha, xhaketa oversize, streçe me ngjyra të forta, dorashka e aksesorë gjigantë, të bëra së bashku në një look ekstravagant ose, ashtu siç njihej në atë periudhë: Punk. Të gjitha këto krijuan atë që quhet skenografia bazë e këtij editoriali konceptual.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Stili Qeeboo është një tendencë estetike dhe kulturore që përfshin elemente të ndryshme si kawaii (stil i ëmbël japonez), retro dhe pop art. Ai karakterizohet nga ngjyrat e ndritshme, forma të çuditshme dhe përdorimi i simboleve të dashura, si kafshët dhe personazhet fantastikë. Ky stil shpesh shfaqet në dizajnin e produkteve, modës, artit dhe ndonjëherë edhe në estetikën e hapësirave të brendshme. Qeeboo thekson një ndjenjë të lojës dhe gëzimit, duke i dhënë rëndësi asaj që është e lezetshme dhe e pakapshme. Materialet janë zakonisht të buta dhe të rehatshme, duke përfshirë pambuk dhe fibra sintetike.Stili promovon individualitetin dhe shprehjen e personalitetit nëpërmjet veshjeve, duke krijuar një pamje të qetë, por gjithashtu tërheqëse dhe plot energji.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Qeeboo nuk është thjesht një element interior dizajni, por në njëfarë mënyre përcakton edhe stilin e jetesës. Shtëpia përfaqëson një dimension shpirtëror dhe si e tillë është një strehë personale, ku çdokush mund të jetë i lirë të luajë me imagjinatën e tij. Koncepti për të krijuar një kopertinë të tillë, ishte t’i bënte këto objekte atraksione të qytetit, duke i dhënë jetë një stili bashkëkohor e modern. Objekte të tilla, si: karriget e Mickey Mouse, varësja e rrobave kaktus, si dhe mbajtëset e çadrave në formë peshkaqeni morën jetë përsëri përmes imazheve të fotografit Armand Habazaj dhe performancës së modeles Elda Toska, e duhura për të përcjellë vizualisht frymën e Qeeboo-s, e një gjenerate të re, ashtu siç merr kuptim vetë emri.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Përshkrimi i markës

Lindur dhe prezantuar në vitin 2016 në Milano nga Stefano Giovannoni, Qeeboo është një markë italiane dizajni, që i jep fuqi shprehjes me anë të kreativitetit. Objektet e tyre narrative janë një kombinim i mendimit, vizionit dhe emocionit, për t’i futur njerëzit në një botë ku të ndihen të lirë dhe të lidhen me anën e tyre krijuese. Njëkohësisht, idetë dhe produktet e krijuara lidhen me historitë e njerëzve, duke evokuar jetën e tyre e duke i dhënë kuptime të reja hapësirave të përditshme. Me një kombinim mes popullores, së mrekullueshmes dhe kulturës, krijimet e Qeeboo-s mendohet se përmirësojnë stilin e çdo individi, duke sjellë origjinalitet në ambientin ku jeton, duke krijuar një ndjenjë surprize e duke u përqendruar te detajet dhe cilësia e lartë.
Tashmë e dini, produktet më must të kësaj marke i gjeni në dyqanin plot sharm e elegancë të qendrës ETC në “Glamour Home”.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Elda Toska - Modele
Që në moshë të hershme ka qenë e përkushtuar ndaj të bukurës dhe stilit. Moda ka qenë pjesë e pandashme e jetës së saj. Për 9 vite ka patur fatin të përjetoj emocionet e pasarelave dhe seteve fotografike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke qenë një modele me shumë perspektivë në këtë fushë. Çdo projekt për të ka qenë një përvojë unike, që e ka afruar më shumë me botën e bukurisë dhe stilit. Së fundmi, ajo shfaqet në kopertinën e muajit tetor në Living ku shprehet se pati fatin të bëhej pjesë e një prej revistave më të mira në treg.

Back in time with Qeeboo; Kur dizajni shndërrohet në një

Përveç modës, Elda është shumë e dhënë edhe pas kafshëve, aq sa në set e kishte dhe me vete Milën, macen e bardhë, e cila u bë një "modele" e radhës. Numëron plot tre mace dhe një qen që ia mbushin jetën me dashuri pa kushte.

Horoskop