News / 1 Tetor 2024, 17:45

Grupi i famshëm “Coldplay” do të tërhiqet nga muzika?!

Grupi i famshëm “Coldplay” do të tërhiqet nga

“Coldplay” kanë bërë muzikë për gati tre dekada, me “Yellow” që depërtoi si suksesi i tyre i parë në 2000. “Ne do të bëjmë vetëm 12 albume të duhura dhe kjo është e vërtetë. Po, të premtoj”-i tha Chris Zane Lowe në Apple Music 1. “Sepse më pak është më shumë dhe për disa nga kritikët tanë, edhe më pak do të ishte edhe më shumë! Është me të vërtetë e rëndësishme që ne e kemi atë kufi”. Chris dëshiron të nxjerrë edhe dy albume përpara se të tërhiqet përfundimisht.

Coldplay aktualisht po promovon albumin e tyre të ri, “Moon Music”, i cili është albumi i tyre i 10-të në studio. Ndërkohë, ata janë edhe në turneun botëror “Music of the Spheres” për albumin e tyre të mëparshëm me të njëjtin emër, i cili do të përfundojë vitin e ardhshëm në 2025. Këngëtarët e “Scientist” do të performojnë në stadiumin Wembley të Londrës vitin e ardhshëm më 22, 23, 26, 27, 30 dhe 31 gusht dhe 3 dhe 4 shtator.

Coldplay do të mbajë 10 koncerte në stadiumin Wembley të Londrës, duke kaluar rekordin e këngëtares Taylor Swift dhe Take That. Grupi fillimisht njoftoi një seri prej gjashtë koncertesh të planifikuara për verën e ardhshme, por për shkak të “interesit fenomenal” të fansave gjatë parashitjes së biletave, shtuan edhe katër shfaqje të tjera.

Shitjet e rregullta të biletave filluan dhe kanë një çmim prej 20£ plus shtesë. Datat e turneut të vitit 2025 janë shpallur me rastin e publikimit të albumit të 10-të të grupit të quajtur “Moon Music”, i cili duhet të dalë më 4 tetor. Përveç Wembley, Coldplay do të luajë edhe në Halls Craven Park për dy netë. Këto 12 koncerte në Angli do të jenë gjithashtu shfaqjet e vetme të grupit në Evropë gjatë turneut të vitit 2025.

Horoskop