Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të moshuarve, e cila na kujton se përkujdesja për këtë grup është një detyrë e përbashkët, që kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjithë ne.
Në këtë ditë gjithashtu festohen përvojat, dituritë dhe historitë e pasura që ata na sjellin. Të moshuarit janë mbartës të traditave dhe kulturave dhe luajnë një rol kyç në përcjelljen e vlerave tek brezat e rinj.
E ndërkohë që të moshuarit në Shqipëri hasin sfida të vështira, ata që po qëndrojnë nëpër azile dhe shtëpi kujdesi e kanë edhe më të vështirë.
Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vendosur sot të surprizojnë të moshuarit e njërës prej këtyre qendrave. Përveçse kanë ushqyer me muzikë shpirtin e tyre gjithë këto vite, këngëtaret sot bënë edhe gjestin human duke shkuar dhe duke kontribuuar sadopak në gëzimin e tyre.
"Sot është dita e të moshuarve.Një rreze gëzimi sado të vogël ,donim dhe ne tre motrat të sillnim secila me kontributin e vet. Ponja motra e dytë,na solli këtu nga njohjet e saj me këtë grua fisnike Lilin, që bashkë me stafin e saj,kujdesen me mish e shpirt,sic ajo vetë thotë ,për këtë kategori në nevojë.
U përfshimë në emocionet e tyre.
Uroj nga zemra:Jetë të gjatë e shëndet të moshuarve!Shumë dashuri dhe për ata fëmijë ,që kurrë nuk harrojnë prindërit e tyre.", ka shkruar Irma.
View this post on Instagram
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...