Dikur ankoheshin vetëm të moshuarit, sëmundja e syve që po prek vitet e fundit edhe fëmijët
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Elton Ilirjani edhe njëherë tjetër shkaktoi zhurmë, këtë radhë në “Paris Fashion Week” 2024. Eventi më i rëndësishëm i modës në Francë bëri bashkë shumë personazhe të njohur jo vetëm stilistë e modelë, por edhe njerëz me ndikim të fortë në shoqëri.
Të gjithë ishim në pritje të surprizës së radhës nga Elton Ilirjani, supermodeli ynë shqiptar dhe më në fund ajo erdhi.
E ku ka më bukur se mes të tjerash të ngrihen lartë vlerat e njeriut që të ka sjellë në jetë dhe mbi të gjitha që shpreh një mbështetje të fortë edhe kur duket se gjërat nuk funksionojnë siç duhet.
Në “PFW”, Eltoni, bëri njoftimin e rëndësishëm se tashmë ai do të shfaqet kudo me emrin e artit HANKO dhe jo më kotë, por, si një shenjë mirënjohje për nënën e tij. E kemi dëgjuar teksa ka folur shpesh në media me shumë dashuri për prindërit, kryesisht nënën e cila e ka mbështetur fortë që nga momenti kur ka kuptuar orjentimin gjinor të të birit. Ajo gjithmonë ka dhënë dashuri pa fund për Eltonin duke e ndihmuar shumë që të mos binte pre e bullizmit nga shoqëria dhe njerëzit me koncepte të ngushta në këtë aspekt. Dhe ai vërtetë diti t’ ja shpërblente. Dashuria e tij për mamanë këtë radhë u manifestua ndryshe, jo vetëm me fjalë, por me një performancë që i mahniti të gjithë pjesëmarrësit, në të cilën edhe muzika ishte e dedikuar për të.
View this post on Instagram
Me një fustan blu lëkure dhe një gërshet të gjatë si një “Rapanzell” e vërtetë, supermodeli e mori të gjithë vëmendjen ashtu siç ndodh me çdo debutim publik të tij. Malan Breton Fantome prezantoi koleksionin e ri Pranverë- Verë 2025 dhe Eltoni ishte modeli kryesor i sfilatës. Malan Breton është marka, imazhi i së cilës është filantropisti shqiptar i identifikuar me frazën “Je suis nona…”.
Performanca e tij është përfolur shumë edhe në titujt kryesorë të mediave prestigjioze në botë si “Bazaar”, “Madame Le Figaro”, “I Fashion Network”, etj.
Si një punë e bukur në tërësi, falenderimet e Ilirjanit për stilisten e njohur shqiptare Mirela Baci nuk mund të mungonin. Ajo është kujdesur në detaje për pamjen e tij në Paris, si dhe një javë më parë në Milano. Ai shpreh mirënjohje gjithashtu për Malan Breton stilistin e famshëm që krijoi veshjen me të cilin Ilirjani shkëlqeu.
Ndonëse Javët e Modës u mbyllën, aktivitetet për të ende vijojnë. Nga data 3-15 tetor ai do të jetë në disa aktivitete në Tiranë si dhe pjesë e "Miss Globe", ndërsa më 4-9 dhjetor do të udhëtojë sërish për Miami Art Basel.
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Erdhi sërish fundjava për të zbuluar yjet që morën të gjithë vëmendjen këto ditë. Personazhet për t&eu...
Flokët që bien këtë periudhë janë tema kryesore në bisedat shoqërore. Dikush fajin ia hedh ndërrimit të stin...